January 2, 2015

Trëndafili i bardhë

Posted in Këngë Jugu tagged at 3:59 am by lirikashqiptare

Eh po trëndafili bardhë moj
dalë n’anë te deti
Eh po trëndafili bardhë moj
dalë anës së detit

Ç’të bëra i mjeri moj
që moj të mbeti qejfi
Aman, ç’të bëra i mjeri moj
që moj të mbetI qejfi

Si çark pse mi ngrite moj
vetullat e tua
Si çark pse mi ngrite moj
vetullat e tua

Ç’faj pata i mjeri moj
se thashë të dua
ç’faj pata i mjeri moj
se thashë të dua

Epo gonxhe sapo çelur moj
s’të jam për t’u ndarë
Epo gonxhe sapo çelur moj
s’të jam për t’u ndarë

Verem do të bënem moj
ty moj s’të lë pa marrë
Aman, verem do të bënem moj
ty moj s’të lë pa marrë