January 24, 2015

Hodha një lule në ferrë

Posted in Këngë Jugu, Këngë Përmetare, Lirika Permetare at 4:16 am by lirikashqiptare

Hodha një lule në ferrë
jasaman moj lule e verdhë
Hodha një lule në ferrë
jasaman moj lule e verdhë

Hodha pak moj mbuloi bahçenë
jasaman moj lule e verdhë
Hodha pak moj mbuloi bahçenë
jasaman moj lule e verdhë

Oh mbuloi gjithë bahçenë
jasaman moj lule e verdhë
Oh mbuloi gjithë bahçenë
jasaman moj lule e verdhë

Oh moj lule sa lule jini
të parën kë lule kë kini?
Oh moj lule sa lule jini
të parën kë lule kë kini?

Të parën manushaqenë
të dytën trëndafilenë

January 21, 2015

Çupë gjashtëmbëdhjetë vjeçe

Posted in Këngë Përmetare tagged , , , , , , , , , at 3:32 am by lirikashqiptare

Çupë gjashtëmbëdhjetë vjeçe
Oh i mjeri unë!
Nazet mi ke si një grua.

Vdeksha, vdeksha
vdeksha për nazet e tua!
Aman, aman!
Vdeksha, vdeksha
vdeksha për nazet e tua!

Apo duke patur pusin
brenda n’oborr i mjeri
Ç’deshe që erdhe në krua?

Ç’deshe, ç’deshe?
Ç’deshe, që erdhe në krua?
Aman, aman!
Ç’deshe, ç’deshe?
Ç’deshe, që erdhe në krua?

Aman duke trongëllitur xhymet i mjeri
isharet me jepje mua eh…
Unë erdha të t’i merrja
xhymet i mjeri unë
gjoja më the, nukë dua-ee.

Vdeksha, vdeksha
vdeksha mbi duart e tua!
Aman, aman!
Vdeksha, vdeksha
vdeksha mbi duart e tua…

January 18, 2015

Mos më qaj

Posted in Këngë Përmetare, Potpuri tagged , , , , at 4:01 am by lirikashqiptare

Mos më qaj moj leshbozhure, mos më qaj
Mos më qaj moj leshbozhure, mos më qaj
E se më tretesh, më sëmuresh mos më qaj.
E se më tretesh, më sëmuresh mos më qaj.

Mos më qaj, o yll, o dritë, mos më qaj
Mos më qaj, o yll, o dritë, mos më qaj
Se të prishen stolitë, mos më qaj.
Se të prishen stolitë, mos më qaj.

Apo pa dil bijë ç’janë ata?
Moj ç’janë ata?
Apo pa dil bijë ç’janë ata?
Moj ç’janë ata?
Epo janë krushqit more baba, more baba.
Epo janë krushqit more baba, more baba.

Apo nismë të vete me ta, more baba
Apo nismë të vete me ta, more baba
Apo dale bijë prit dhe ca,moj prit dhe ca
Hajde sa të gdhihet Sabah moj prit dhe ca.

Trëndafili hajde o fletë, fletë
Trëndafili hajde o fletë, fletë
Mo’ rri sokakëve, sokakëve përpjetë
Mo’ rri sokakëve, sokakëve përpjetë.

Prapa seç e ndiqnin djemtë
Ti merrnin hajde oh fermeletë
Fermelenë oh të djalerisë
Ti vishnin oh të dhëndërrisë.

January 15, 2015

Prapa shtëpisë

Posted in Këngë Jugu, Këngë Përmetare tagged , , , , , , , at 2:59 am by lirikashqiptare

Prapa shtëpisë një bahçe me mollë
oh moj dil të lozim-e
Prapa shtëpisë një bahçe me mollë
oh moj dil të lozim-e.

Oh të lozim moj dhe të qeshim -e
Oh të lozim moj dhe të qeshim -e

Oh s’kam sandale me se të loz?
oh moj dil të lozim-e
Oh s’kam sandale me se të loz?
oh moj dil të lozim-e.

Oh të lozim moj dhe të qeshim -e
Oh të lozim moj dhe të qeshim -e

Oh po ky djali përse punon?
oh moj dil të lozim-e
Ka marrë sandale të ti dërgojë
oh moj dil të lozim-e.

Oh të lozim moj dhe të qeshim -e
Oh të lozim moj dhe të qeshim -e

January 8, 2015

Çupënë në dorë, djalin nën sqetull

Posted in Këngë Përmetare tagged , , , , , , , , at 3:23 am by lirikashqiptare

Apo çupën në dorë
moj djalin nën sqetull-ë

Moj sa më qënke hajde ligur moj
moj sa më qënke tretur-e

Apo thuaj bandillit
moj ç’maraz të ka mbetur-e

Moj sa më qënke hajde ligur moj
moj sa më qënke tretur-e

Apo nënja të ka çupë
moj apo të ka gjetur-e

Moj sa më qënke hajde ligur moj
moj sa më qënke tretur-e

January 7, 2015

Një natë Jenari

Posted in Balada, Këngë Përmetare tagged , , , , , , , , at 3:54 am by lirikashqiptare

Një natë edhe moj Jenari
m’u gdhive pranë zjarrit,
edhe moj lule e beharit-e

Apo të erdhi edhe moj haberi
të mblidhet nizami,
edhe moj lule e beharit-e

Apo me kupën edhe moj të gjurit
seç më tundje djalin
edhe moj lule e beharit-e

Apo të iku edhe moj bandilli
oh bandilli…
çupë ç’ja plase të qarit
edhe moj lule e beharit-e.

Oh birbil-o…

January 3, 2015

Të keqen e flokut

Posted in Këngë Përmetare at 1:41 am by lirikashqiptare

Ah seç të bie moj erë floku
Ah seç të bie moj erë floku
si në prill erë borziloku
si në prill erë borziloku

As te keqen e flokut-e
As te keqen e flokut-e
Oh moj erë e borzilokut-e
moj erë e borzilokut-e

Ah seç të bie moj era faqe
Ah seç të bie moj era faqe
Ah si në prill erë manushaqe
Ah si në prill erë manushaqe

Ah ç’të keqen e faqes-e
Ah ç’të keqen e faqes-e
Moj erë e manushaqes-e
Moj erë e manushaqes-e

Ah seç të bie moj erë linjë
Ah seç të bie moj erë linjë
si në prill erë trëndelinë
si në prill erë trëndelinë

As të keqen e linjës-ë
As të keqen e linjës-ë
Moj erë e trëndelinës-ë
Moj erë e trëndelinës-ë

December 26, 2014

O moj fletë e mollës

Posted in Këngë Përmetare at 3:11 pm by lirikashqiptare

Ah po ti moj fletë, fletë e mollës-ë
Ah po ti moj fletë, fletë e mollës-ë
Aman të keqen moj të gojës -ë
Aman të keqen moj të gojës -ë

Ah po tregomë rrugën moj nga të vij-e
Apo tregomë rrugën moj nga të vij-e
Aman n’ato bahça moj me ullinj-e
Aman n’ato bahça moj me ullinj-e

Ah po ti moj fletë, fletë moj e dardhës-ë
Ah po ti moj fletë, fletë moj e dardhës-ë
Ah po tu bëfsha oh moj të fjalës-ë
Aman të keqen oh moj të fjalës-ë

Ah po tregomë, tregomë moj nga të shkoj
Ah po tregomë, tregomë moj nga të shkoj
Hajde n’ato bahçat me limon
Hajde n’ato bahçat me limon

December 25, 2014

Gërshetat e tua

Posted in Këngë Përmetare, Tekste Kengesh Jugu tagged , , , , , , , , at 4:39 am by lirikashqiptare

Apo në oda të sollën
dhe te nisen nuse
oh sa lezet të kishin moj
të shkretat balluke.

Oh baluket e tua moj
sa s’ti nxë shamia
oh mjeri unë i mjeri moj
vanë mentë e mija.

Oh baluket e tua moj
sa s’ti nxë shamia
oh mjeri unë i mjeri moj
vanë mentë e mija.

Apo një beharë të tërë
të prita te porta
oh ti dhe nuk dilje moj
mos të shihnin bota

Oh sevdanë ta kisha
qëkur ishnje foshnjë
tani që u rrite moj
jo, nuk më hodhe poshtë

December 23, 2014

Kush të ka moj çupë

Posted in Këngë Jugu, Këngë Përmetare tagged , , , at 8:52 pm by lirikashqiptare

A po mu në mes të gushës moj
varur moj një flori
Mu në mes të gushës moj
varur moj një flori

Kush të ka ty çupë moj
kimetin s’ta di
Kush të ka ty çupë moj
kimetin s’ta di

Eh po mu në mes të kishës moj
ndezur moj një qiri
Ah po mu në mes të kishës moj
ndezur moj një qiri

A po kush të ka ty çupë moj
kimetin s’ta di
Eh po kush të ka ty çupë moj
kimetin s’ta di

A po nga të trija motrat moj
më moj e mirë je ti
A po nga të trija motrat moj
më moj e mirë je ti

Kush të ka ty çupë moj
kimetin s’ta di
Kush të ka ty çupë moj
kimetin s’ta di

Next page

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.