January 31, 2015

Motive dasme Mirditore

Posted in Këngë Dasme, Këngë Veriu, Potpuri tagged , , , , , , , , , at 4:20 am by lirikashqiptare

Eh ku të zuni hana mramë
O moj nuse!
E tuj kuvend me babë e nanë
O moj lule!

E ku të zuni ylli i dritës
O moj nuse!
E ndër kunorët e Mirditës
O moj lule!

E pse i len flokët si valë lumi
O moj nuse!
E do t’i lidh me kallza gruni
O moj lule!

Hypa në një mollë
Pashë o nji belhollë.
Dritë po i l’shonte balli
Çfarë po i thoshte djali.

Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!
Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!

Hypa në një dardhë
Cuca s’don me ardhë
Dritë po i l’shonte balli
Çfarë po i thoshte djali

Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!
Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!

Moj e mirë vetull kunorë
vetull kunorë!
Moj e mirë vetull kunorë
vetull kunorë!

Shkon e vjen nëpër dasmorë,
nëpër dasmorë!
Shkon e vjen nëpër dasmorë,
nëpër dasmorë!

Moj e mirë me syn e zi,
me syn e zi!
Moj e mirë me syn e zi,
me syn e zi!

More ti nji djalë të ri,
nji djalë të ri!
S’ta dha kush po e zgjodhe vetë
e zgjodhe vetë!
Ku po shkon ti sot nji vjetë
o sot nji vjetë!

January 30, 2015

Moj kunadhja leshverdho

Posted in Këngë Labe tagged , , , , , , , , , at 1:27 am by lirikashqiptare

Opo moj kunadheja leshverdhë
O moj leshverdh-o!
Moj kunadheja leshverdhë
O moj leshverdh-o!

Opo besa jote, besë qëne
Moj leshverdh-o!
Besa jote, besë qëne
Moj leshverdho-!

Opo na lajkose me kuvënde
Moj leshverdh-o!
Na lajkose me kuvënde
Moj leshverdh-o!

Opo në shteg e në shtëpinë tënde
Moj leshverdh-o!
Në shteg e në shtëpinë tënde
Moj leshverdh-o!

Opo besa jote besë qëne
Moj leshverdh-o!
Besa jote besë qëne
Moj leshverdh-o!

January 27, 2015

Aman mike, aman nure

Posted in Gjirokastra, Këngë Labe tagged , , , , , , , , at 3:07 am by lirikashqiptare

Tek porta me dy qivure
aman mike, aman nure
Aman mike, aman nure
mike moj buzë apo bozhure.

Më thanë moj se u sëmure
aman mike, aman nure
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo bozhure.

Mike moj mua kur më thanë
me vrap qe mbylla dyqanë.
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo buzhure.

Me vrap qe mbylla dyqanë
pesë para bleva zhivanë.
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo bozhure.

Pesë para moj bleva zhivanë
që ta pija moj po s’më lanë.
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo bozhure.

Që ta pija moj po s’më lanë
s’më la nëna moj me babanë.
Aman mike, aman nure
mike moj buzë apo bozhure.

January 25, 2015

O bylbyl i bukri i shpenve

Posted in Këngë Shkodrane tagged , , , , , , , , at 1:18 am by lirikashqiptare

O bylbyl oh i bukri i shpenve
ç’ka ke në dimër qi s’këndon
Aman, aman!
Gjithë dashnorve shnoshjua zemrën, aman!
Aman hiqjua dertin qi i rrethon.

Në kafaz bylbyl si tie
Prej ksij dimnit jam rrethu aman, aman!
Zemra ime mush n’mërzie aman
Aman, pret prandverën me ligjru.

Nëpër bahçe tuj shëtit
e shoh vashën tuj punu
Me dur’t’arta tuj qëndis
I hjedh lule me m’shikju.

Rri bre djalë mos luj me mu
Natë e ditë për ty andrroj
S’ka ma gzim se sot për mu
që në kto hije bashkë pushojmë.

Kur më shkon si zog n’hava-e
Unë me ty kam ra n’sevda.
Kur më shkon si zog n’hava-e
Unë me ty kam ra n’sevda.

Ohhh, oh aman!
Aman, ma ban nji derman!
Ohh, ohh medet!
Medet, zemra ç’po më pëlcet!

Sillem të shikoj me sy-e
se më ka zan sevdaja në ty-e
Sillem të shikoj me sy-e
se më ka zan sevdaja në ty-e

Ohhh, oh aman!
Aman, ma ban nji derman!
Ohh, ohh medet!
Medet, zemra ç’po më pëlcet!

January 20, 2015

Kurvelesh e Gegëri

Posted in Gjirokastra, Këngë Labe tagged , , , , , , , , , , , , , at 2:35 am by lirikashqiptare

Kurvelesh e Gegëri
ç’u mblodhën në Jergjëri.

Bëjnë një komision të ri
për të shkretën Shqipëri.

Abdyl Bej Frashëri
U përpoq i varfëri!

Shkriu tre barrë flori
shtatë herë vate në frëngji.

Prit Gjolekën me ushtri
të bënë luftë me Turqi.

Shënim: Ky tekst këngë nuk përket njëqind përqind me këngën e kënduar nga Grupi Ergjëria.

January 17, 2015

Karajfili në saksi

Posted in Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , , , , , at 12:00 am by lirikashqiptare

Karajfili në saksi
aman karafili oh në saksi
i çel gonxhet nji nga nji
aman i çel gonxhet oh nji nga nji.

Hem i bardhë, hem bujarë
aman je i bukur oh për beharë
aman për beharë!

Ku ta gjej oh nji djalë të ri
aman ku ta gjej oh nji djalë të ri
Mos t’pi venë e mos t’pi raki
aman mos t’pi venë e mos t’pi raki.

Hem shkollar, hem bujarë
aman djalë të bukur oh ziliqarë
aman ziliqarë.

Çelin vjollcat dy nga dy
aman çelin vjollcat oh dy nga dy
Ku ta gjej oh nji vajzë si ty?
aman ku ta gjej oh nji vajzë si ty?

Hem syzezë, hem belhollë
aman faqekuqe moj por si mollë
aman por si mollë!

January 13, 2015

Çu çu Rrushja

Posted in Këngë Veriu tagged , , , , , , at 12:00 am by lirikashqiptare

Ohh çu çu rrushja o në sabahe
ka la sytë e ka dal n’çardake
Dul n’çardake e mori sitën
me dur t’bardha oh ja ka ngjit’e

Oo me dur t’bardha oh ja ka ngjite
Plot me hall-halla me bylyzyke
A don pulën o me ta myte
A don petlla e fli të ngryjt’e

Ohh kshtu ky djali m’ju ka mahite
Nuk du pulen o me ma myte
As du petlla e fli të ngryjt’e
Veç m’falsh faqet moj me t’dy syt’e.

January 11, 2015

Dil të shoh me sy

Posted in Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , , at 5:21 pm by lirikashqiptare

Oh hiqe pra shaminë me ojna
Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty.

Oh fol mi goc s’të ludhet goja
Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty.

Oh hiq jelekun oh me temtena
Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty.

Oh dil mi goce mos rri mrena
Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty.

Oh dil mi goce prej hajatit-o
Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty.

Oh hiqe perçen e çarçafit-o
Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty.

Dil të shoh me sy
se më merr malli për ty…

January 7, 2015

Një natë Jenari

Posted in Balada, Këngë Përmetare tagged , , , , , , , , at 3:54 am by lirikashqiptare

Një natë edhe moj Jenari
m’u gdhive pranë zjarrit,
edhe moj lule e beharit-e

Apo të erdhi edhe moj haberi
të mblidhet nizami,
edhe moj lule e beharit-e

Apo me kupën edhe moj të gjurit
seç më tundje djalin
edhe moj lule e beharit-e

Apo të iku edhe moj bandilli
oh bandilli…
çupë ç’ja plase të qarit
edhe moj lule e beharit-e.

Oh birbil-o…

January 6, 2015

Rinës…

Posted in Këngë Labe tagged , , , at 3:54 am by lirikashqiptare

Vathët oh që të dërgova
mos e vish pa ardhur-oo.

Rinë e marinës-oo
mbesë e Katerinës-oo
rritur rrëzë burretës-oo
larg nga vesë e natës-oo
erë e trëndelinës-oo
lemon i Delvinës-oo
lemon e lemonadhe
bie erê portokalle.

Fustanin që të dërgova, aman oh!
mos e vish pa ardhur-oo.

Rinë e marinës-oo
mbesë e Katerinës-oo
rritur rrëzë burretës-oo
larg nga vesë e natës-oo
erë e trëndelinës-oo
lemoni i Delvinës-oo
lemon e lemonadhe
bie erê portokalle.

Këpucët që të dërgova
mos i vish pa ardhur-oo.

Rinë e marinës-oo
mbesë e Katerinës-oo
rritur rrëzë burretës-oo
larg nga vesë e natës-oo
erë e trëndelinës-oo
lemoni i Delvinës-oo
lemon e lemonadhe
bie erê portokalle.

Gjerdanin që të dërgova
mos e vur pa ardhur-oo.

Rinë e marinës-oo
mbesë e Katerinës-oo
rritur rrëzë burretës-oo
larg nga vesë e natës-oo
erë e trëndelinës-oo
lemoni i Delvinës-oo
lemon e lemonadhe
bie erê portokalle.

Next page

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.