April 6, 2013

Tumankuqe

Posted in Këngë Jugu tagged , , , , , , , , , , , at 12:13 am by lirikashqiptare

Tumankuqe moj belhollë
ma bën me sy, ma bën me dorë
ma bën me sy, ma bën me dorë
të pret djali në oborr.

Tek shtëpia me dërrasa
dil moj xhane, dil se plasa
dil moj dil ti në dritare
vajzë çame lozonjare.

Moj jelekverdha veshur-o
moj vije duke buzëqeshur-o
unë thashë vije tek unë
ti veje ku kishe punë

Moj jelekverdha me mëndafshë
moj hidhe vallen me javashë
hidhe vallen me javashë
se shoqet të vinë nga pasë.