January 26, 2013

O Dukat more Dukat

Posted in Këngë Labe tagged , , , at 3:07 am by lirikashqiptare

O Dukat, more Dukat,
palla jote kullon gjak,
i shkreti Elmas Rodak
sokëllin e po bën lart.

Elmas Rodak pallëverdhë,
dhe me ca shokë të tjerë,
në Urë të plagosur mbenë.

Dervish Aliu seç tha:
– O Kamber, të kam vëlla;
merre Elmazin në krah,
nxirre lart në fshatëra,
se këtu mereqet s’ka!

Plagosnë Dervish Alinë,
ju vra edhe kali i thinjë,
shokët e prunë në kra,
në Dukat, në Llogora.

– Kush e pruri atë burrë,
njëqind okë e ca më shumë?
– E pruri Kamber Gjoleka,
Brahim Sulo krahëfleta,
ezhdërha nga trupi bollë,
që i zë derrat me dorë,
sikur janë koqe mollë!