December 30, 2014
Zoge e Gjirokastrës
Vjen thëllëza zallit-o
me nishan mes ballit-o
si hëna buzë malit-o
Tundte era blirin-o
kishte degë si gërshetat-o
zoge e Gjirokastrës-o
zëri moj kanerinës-o
tufë e trëndelinës-o
lastonja lozonjare
pjergulla përmbi dritare
Moj molla mbi krojet-o
nëm’ ujë e mos më vështro
me pëllëmbë të dorës-o
Tundte era blirin-o
kishte degë si gërshetat-o
zoge e Gjirokastrës-o
zëri moj kanerinës-o
tufë e trëndelinës-o
lastonja lozonjare
pjergulla përmbi dritare
Te porta të shkova mbrëmë
jesh me shokë e ndenja rëndë
Bota thanë se jeshëm zënë
Jo, jo se s’na e dinë
zjarrin moj që ndez dashurinë
shegë e kuqe flakërimë
bëj te flë e s’e mbyll synë
për tufën me trëndelinë…
Lastonja lozonjare
pjergulla përmbi dritare
Advertisements
Leave a Reply