March 14, 2014

Ç’më ka marrë malli rëndë

Posted in Këngë Labe tagged , , at 1:33 am by lirikashqiptare

E ç’më ka marrë malli rëndë
për një stan në korije
të shoh dhëntë kur vijnë në tëndë
të ulem dhe unë në hije

E rrugën le ta bëj në këmbë
të pij ujë rrëzë një lajthije
të kërrit mallin në hënë
të më lagë vesa që bie

E të vë këmpe nën shtrungë
një nga një t’i shkoj tespijet
të mbushen vedrat me shkumë
shkumë e deles me aq shije

E me barinjtë të marr një këngë
dhe culës ëmbël t’i bie
të vesh gunën pa mëngë
të ngarkoj mushkën me zile

E ç’më ka marrë malli rëndë
rëndë ç’më ka marrë malli
për një stan e për një tëndë
për çikat që nxjerr stërralli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: