March 13, 2014

Floku i Behijes

Posted in Elbasani, Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , , , at 1:35 am by lirikashqiptare

As s’ma fal ti vash dashuninë
prej së vogli të kam dashtë
sa qënke rrit sa qënke tretun
me kta dy sy moj kur të pashë

Jom jabanxhi jam vetëm-e
i mjeri si ta çoj jetën-e
jam jabanxhi, jam pa njeri
s’kalohet jeta pa dashuri

Oh mu mush trupi me gjylpona
kam gjashtë muj që po rënkoj
asnji njeri s’po m’vjen me m’pa-e
përveç doktorrit qi m’viziton

Jom jabanxhi jam vetëm-e
i mjeri si ta çoj jetën-e
jam jabanxhi, jam pa njeri
s’kalohet jeta pa dashuri

Dhe kur vjen nji ditë dimni
pys Behije qysh ka flejt
i rrjedhin plagët si burimi
më qafë e paçsh o dimin e

Floku i Behijes kunor, kunor
i mjeri që s’ja preka me dorë
Floku i Behijes kunor, kunor
i mjeri që s’ja preka me dorë

Kur kaloj ke porta e saj
shof Behijen tuj qëndis
harkove sytë e më shikove
Behije zemrën ti ma more

Jom jabanxhi jam vetëm-e
i mjeri si ta çoj jetën-e
jam jabanxhi jam pa njeri
s’kalohet jeta pa dashuri

Do t’marr trasten ta hudh n’kurriz
port më portë unë do të trrokëllij
porsi lypsar unë do të bohem
Behijen s’e le pa e shti në dorë

Floku i Behijes kunor, kunor
i mjeri që s’ja preka me dorë
Floku i Behijes kunor, kunor
i mjeri që s’ja preka me dorë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: