March 7, 2014

Bilbil i vëndeve të mia

Posted in Këngë Labe tagged , , , , , at 11:51 pm by lirikashqiptare

Ku peshon më shumë guri
ku s`ka të vdekur burri
more Naim Shqipëria
peshon në vëndin e tija
ku të flet gjuhën fëmija
bilbili i vëndeve të mia,
more Naim flori
mbi borë lulja e bardhë,
more Naim Shqipëria
Naim-o, Naim-o
Naim-o
more Naim Shqipëria!

Thanë yje shën behari
ç’u bë Naim këngëtari?
more Naim Shqipëria
gjuhë e zogje nëpër djepe
zgjove Kombin, dritë derdhe
bilbili i vëndeve të mia,
bilbil-o, bilbil-o
Naim-ooo
more Naim Shqipëria!

O i ëmbli për të gjallët
i gjalli për Shqipëtarët
bilbili i vëndeve të mia
faqe e Kombit shumë na dhe
shumë more dhe nga ne
bilbili i vëndeve të mia.
bilbil-o, bilbil-o
bilbil-o, bilbil-o
Bilbili i vëndeve të mia!

S`të mban dot dheu përbrënda
del në dhëmbje e nis nga kënga
more Naim Shqipëria
Nëna jonë shami koke
shtatin mal veshur si nuse
bilbili i vëndeve të mia,
bilbil-o, bilbil-o
Naim-ooo

Shqipëri o shkëmb i sertë
ti bilbil na i bën djemtë
shekujt vinë, e vitet shkojnë
Naim more djemtë të ligjërojnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: