March 4, 2014

Vito Pëllumbesha

Posted in Këngë Labe tagged , , , , , , , , , , at 1:56 am by lirikashqiptare

Vito erdhe si pëllumbi,
erdhe më zgjove nga gjumi,
ç’bën kështu i thashë,
pse më zgjove unë sa rashë?

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Vesë e yjeve ka rënë,
do na lagë por s’kemi ç’bëjmë
por lësho flokët e gjata,
të mos ftohemi nga nata

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Vito mos më vra me supe,
mos më thuaj ikë tutje,
me flokët e tu ngrohmë
në frynë era në rëntë borë

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Në flokët e tua tëndë,
dimëron një fshat i tërë,
aty gjumi më bën mirë,
aty shkofsha djalerinë…

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: