February 11, 2014

Të mos vrasim kohën tënë

Posted in Këngë Labe tagged , , , , , , , at 2:06 am by lirikashqiptare

Se kështu e mira nënë
nën diell e qiellin tënë?
Pse moj pse kaqë mu trete
merrë një pesë shtete,
mos ma mba syrin në derte
se nuk rron vetëm për vete
se nuk rron vetëm për vete

Botës kohë i kemi dhënë
të mos vrasim kohën tënë.
Mos ma mba syrin në derte
se je Shqipja që nuk jepe,
ketu besa ka thënë lepe
Kosovë Çamëri në djepe
Kosovë Çamëri në djepe.

Për hallet që të kanë rënë
as të vdekurit nuk flenë.
as një mal e Boletinë
as mendje Hasan Hashim,
as burra si Frashërjotë
as Ali Pasha i zotë
as Ali Pasha i zotë.

Ka dhe ca me thonj e rrënjë
nuk janë gjak nga këjo shënjë
Vure buzën në behare
moj e regjura lastare.
e lashta emër krenare
që kur s`kishte hëna fare
që kur s`kishte hëna fare.

Se je fam edhe je fisë
se je Shotë e bukurisë.
Pse moj pse kaqë mu trete
mos e vur syrin në derte,
se je Shqipja që nuk jepe
Kosovë Çamëri në djepe!
Kosovë Çamëri në djepe!

Sup më sup ç`janë shqiptarë
ndryshe lumi do na marrë
Ndihni për të mirën nënë
për lumturinë që ka dhënë
ndihni për të mirën tënë
bashkë zëmrën e zënë,
moj Shqipeeeeeeee…..
pse, moj pse?
Pse moj pse kaq e pa fate
vur buz’ në behare,
se je bukuri e dheut
histori krenare..
Ngrehuni siç ke qënë
famë Kastrioti,
dëshirë rrojane
shpresë Frashërioti.
Ku shtrihen Shqiptarët
o sot o më kurrë
Të puthim të ardhmen,
siç puthim flamurë
siç puthim flamurë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: