February 8, 2014

Labëri larë në hënë

Posted in Këngë Labe tagged , , , , at 3:56 am by lirikashqiptare

Labëri larë në hënë
eshtërat sa majë e rrënjë
Malet’ë gushë më gushë
jashtë borë e brënda prushë

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime

Malet si supe me mëngë
sipër detit të erëgjëndë
amani, shokë, amani
aty më gjen dregje xhani

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime

Labëri zonja qesqile
shkrepat fole gjeraqine
për stane dhe borë rradhë
për thellezat gushëbardhë

E derdhura ibërshime
La moj, Labëria ime!

Pllajat aromë trëndeline
grykat derdhur në burime
të dëgjoj këmborë stani
të këmbej nishan çobani

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime!

Labëri gërxhe e tërë
honet presin me gërshërë
Malet’ë gushë më gushë
jashtë borë e brënda prushë

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime!

Si ty vetëm zotët bërë
vashat vita, djemtë tërë
amani, shokë, amani
aty më gjen dregje xhani

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: