January 28, 2014

Moj e vogël

Posted in Këngë dashurie, Këngë Labe tagged , , , , , , , , at 1:48 am by lirikashqiptare

Moj e vogla kumbullore
ku të zuri nata?
– Atje tej në ato shtigje
se më humbi napa.

Eja, eja, të të fus në gji
jo, jo, djalë, se na sheh njeri

– Atë napë gushë bardhë
vij e ta gjej unë
– Mos e merr udhën, o djalë
se na hapet punë.

Eja, eja, te te fus ne gji
jo, jo, djale, se na sheh njeri

– Në s’e gjetsha menjëherë
do kërkojmë bashkë
– Jo, se s’ka natë në verë
dhe gdhihemi jashtë.

Eja, eja, të të fus në gji
jo, jo, djalë, se na sheh njeri

– Në u gdhifshim s’ka më mirë
vesa do na zërë. . .
– Jo, se lag buzët e gjinë
dhe rehat s’më lënë.

Eja, eja, të të fus në gji
jo, jo, djalë, se na sheh njeri

– Në u lagshim t’i thaj vetë
me një trëndelinë
– Pse hidhe degë më degë
më afër s’të vijnë.

Eja, eja, të të fus në gji
jo, jo, djalë, se na sheh njeri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: