January 16, 2014
Asaman o trëndafili çelës
Asaman o trëndafili çelës
dhe bilbili po këndon
Dhe vajza si lule pranverës
këngën tënde po ndigjon.
Amani, amani
shokë mos më ngani
se më dogji xhani
n’bukurinë e saj.
Zemra seç më gzoi
kur ajo m’shikoi
zemra ç’mu bë mal
nga bukuria e saj.
Në një bahçe me zymbyla
dalin vajzat në jeshil
O qënka veshur me të bardha
zëri i saj porsi bilbil.
Amani, amani
shokë mos më ngani
se më dogji xhani
n’bukurinë e saj.
Zemra seç më gzoi
kur ajo m’shikoi
zemra ç’mu bë mal
nga bukuria e saj.
Advertisements
Leave a Reply