March 7, 2013

Syzeza

Posted in Këngë Labe tagged , , , at 5:01 am by lirikashqiptare

Kjo këngë është shumë e dashur për mua. Jam rritur me vargjet e kësaj kënge labe të kënduar shpeshherë nga im atë. Këtu ndoshta fillon edhe dashuria ime për këngën labe, për bukurinë dhe harmoninë e zërave, kur ato bashkohen e krijonë një lloj muzike që është tepër e veçantë. Natyrisht, polifonia nuk është një zhanër muzike për çdo vesh, dhe për ata që s’janë rritur me ison labe, e kanë të vështirë ta përqafojnë e ta bëjnë arkivit të tyre muzikor. Vargjet e mëposhtme nuk gjenden në youtube, sepse siç shkruajta më lart është një kënge e kënduar në familjen time, por që mendova ta ndaj këtu si diçka me vlerë.

Anësë lumit kur vije
dridhe moj syzeza dridhe
hidhje një çap edhe rrije
dridhe moj syzeza dridhe
mbaje vesh zilat e dhive,
dridhe moj syzeza dridhe

Nga vajte moj nikoqire,
dridhe moj syzeza dridhe.
a s’më bën një lugë sille,
se do marr trivën e dhive,

Trivën e dhive qe mora,
se kupecin unë e krodha,
po mua të më rrojë mesholla,
moj mesholla meskalore,
dy mend që i paç mi more

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: