February 13, 2013

Në Shkodër tonë ka ra nji dritë

Posted in Këngë dashurie, Këngë Shkodrane tagged , , , , , at 6:46 pm by lirikashqiptare

Në Shkodër tonë ka ra nji dritë,
ka lëshue rreze anë për anë,
perëndija t’ka goditë,
kusur, moj, s’të ka lanë.

Kambë e dorë, bel e shpindë,
gushën farfuri,
zani yt si gardalinë,
dhambët si inxhi.

Goja yte kur më flet,
porsi papagal,
mos ndigjo kush të gërget,
moj zana në mal.

Barnavakët m’i vesh çapraz,
edhe shallin ma ke lëshue,
pse me shtjen gjith’ ket maraz,
tue e dijtë se un’ të due.

M’i ke dhambët si ysqyri,
t’i kam vue, mos dush, me kimet,
po kam frikë se t’i prishë syni,
ah medet, medet!

Yll me bisht, rreze si hana,
flokët tuej qindisë me ar,
bishtalecat me gjylpana,
të jan’ rrit’ moj, n’ishtiharë.

Ç’po qindisë goca me grep,
me ato duer si bikuri,
as me nep, moj muhabet,
se i mjeri u dogja nuri.

Synin shkrue me kalem,
rreze kur m’shiqon,
vetullën zymbyl me gem,
serbes po ma lëshon.

Ka le dielli e ka shndritë,
shef e nuk kallxon,
venja veshin, mori dritë,
bejtat kush t’i këndon.

Një nga këngët e njohura të lirikës erotike shkodrane, që pasqyron bukurinë fizike të vajzës dhe që sjell informacion për veshjen popullore të saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: