February 1, 2013

Kur më vjen burri nga stani

Posted in Kënga Korçare tagged , , at 7:14 am by lirikashqiptare

Kur më vjen burri nga stani
Kur më vjen, kur më vjen?
Kur me vjen?
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

Kur më vjen burri nga kisha
kur më vjen, kur më vjen?
kur më vjen?
Fuf-fuf-fuf ma bën kemisha
Kur më vjen burri nga kisha
Fuf-fuf-fuf ma ben kemisha.

Kur më vjen burri nga arat
kur më vjen, kur më vjen?
Dal i bëj një zë përpara,
dal i bëj, dal i bëj.

Kur më vjen burri nga ullinjtë
Marr një shkarpë e i nxjerr sytë
Marr një shkarpë, marr një shkop
Marr një shkarpë.

Kur e shoh burrin të verbër
kur e shoh, kur e shoh?
Oh, oh, ç’më ç’pon në zemër
oh, oh,

Kur e shoh burrin pa dritë
plot me lot më mbushen sytë
Kur e shoh burrin pa dritë
plot me lot më mbushen sytë.

Ç’thashë ashtu a unë korba
ç’thashë ashtu, ç’thashë ashtu?
Jo, moj, jo sytë s’ja nxorra!
jo, moj, jo!

Kur më vjen burri nga stani
Kur më vjen, kur më vjen?
Kur me vjen?
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

6 Comments »

  1. GORICARI said,

    berati i magjishem,ne faza te ndryshme te zhvillimit ,qytet qe asnjehere nuk e humbi gjallerine e vet.Sa kujtime te vegjelise me zgjon qe se bashku me magjine eTeftes te ben te jesh krenar,

    • lirikashqiptare said,

      Përshendetje.

      Gëzohem që kujtimet e fëmijërisë ju kujtuan tek dëgjuat këngën lirike, të mrekullueshme të këngëtares Tefta Tashko Koço.

  2. moonskittles said,

    Po degjoj kete. Sa here kam menduar, pa cfare teksti!!🙂

    • lirikashqiptare said,

      Tefta, Tefta! Teksti është flamë!

      • moonskittles said,

        hahaha!🙂 shkarpa sidomos!

      • lirikashqiptare said,

        Dhe jo vetëm shkarpa, fërr fërr fërr fërr…


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: