January 25, 2013

Të due përmbi gjithëkënd

Posted in Këngë Shkodrane, Uncategorized at 8:22 am by lirikashqiptare

Të due, të due,
të due përmbi gjithkënd,
n’kqyrsh me m’ba keq mue,
të pasha në hall tem.

Seç të nama e u pendova
e s’po dij se ku jam,
falma fajin, u gabova,
në zemër gjithmonë të kam.

N’faqe t’ban hije qerpiku,
vetullën sejran në ballë,
se për ty lutet ashiku,
qi ban rreze nji mëhallë.

Obubu, si a ba dynjaja,
jarabi, zjermi ju dhashtë,
po m’gërgasin fukaraja,
nuk e paç ikball me t’dashtë.

Po m’gërget mue feleku,
e s’po dij, moj, si më thonë,
ndër kamb’ t’duket zotnillëku,
hajde, moj Shota e Shkodrës sonë.

Të kam zgjedh’ ndër lule tjera,
e në bash t’zamanit-e,
jasemin, moj, të vjen era,
ti je lulja e luleve.

T’gjith’ dynjaja e mori vesht,
se un’ ty, moj, due me t’marrë,
do t’i baj rixha tyt et,
moj Sulltanë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: