April 23, 2008

Çou çikë e dil ke dera

Posted in Këngë Veriu, Kenge me Cifteli tagged at 3:33 am by lirikashqiptare

Ku po shkon me drapën n’dorë
Moj e mira vetull hollë
Ku po shkon me drapën n’dorë
Moj e mira vetull hollë

Shkoj të korr unë more djalë
Gruri hapet valë e valë
Nëpër kallza gruri i ri
Po shkëlqen porsi flori

Ndalu pak t’i them dy fjalë
Moj e mira faqe dardhë
Ndalu pak t’i them dy fjalë
Moj e mira faqe dardhë

Fjalët e tua more djalë
M’i tha mue zogu i bardhë
Në pranverë kur molla çel
Këndon zogu mbi një degë

Çikë tropoje bardh si bora
Hije t’ka drapni ke dora
Çike tropoje bardh si bora
Hije t’ka drapni ke dora

Do punojmë o bashkë të dy
Një ylber na ndrin në sy
Do punojmë o bashkë të dz
Një ylber na ndrin në sy

3 Comments »

  1. Tropoja said,

    Belle, te falenderoj shume qe e ke sjelle ketu. Sa here e kam kenduar kete kenge ne gjimnaz, neper aktivitete dhe mbremjet festive e artistike qe benim. Mi rikujtove ato kohe…faleminderit edhe njehere!

  2. lirikashqiptare said,

    Trazhgim, kenaqesia eshte e imja! Me vjen mire qe rigjen veten kur lexon keto kenge. Ne fund te fundit kjo eshte dhe nje arsye pse po i vendos keto kenge ketu sepse dua qe te na mbajne te lidhur fort me kujtimet e te kaluares.

    Shiko, te lutem jane ca kenge te Fatime Sokolit qe spo arrij ti transkriptoj fort mire. Po se pate problem mund te sjellesh ndonje prej kengeve te saja sepse dua qe ta kem ketu ne blog.

    Te falenderoj!

  3. Ron said,

    Moj e mira faqe dardhë, apo Moj e mira faqe all?


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: