April 1, 2008

Thëllëza që shkel mbi vesë

Posted in Këngë Labe tagged at 1:30 am by lirikashqiptare

Sot po sjell në këtë faqe një nga perlat polifonike të kënduar me aq mjeshtëri nga grupi i Himarës. Nëse ju kujtohet zëri kryesor ishte një grua e cila të kënaqte shpirtin me zërin e saj, shoqëruar aq bukur nga grupi i burrave. Është bërë vite që se kam parë atë video, mgjth, po vendos lirikën e kësaj kënga kaq të dashur për mua.

Thëllëza që shkel mbi vesë, lere
Thëllëza qe shkel mbi vesë, lere
Lere, moj lere
Hajd-eee lere, lere lere aman

Më erdhe larë në djersë, lere
Më erdhe larë ne djersë, lere
Lere, moj lere
Hajd-eee, lere, lere aman

Me buzën lule behari, lere
Me buzën lule behari, lere
Lere moj lere
Hajd-eeee, lere lere aman aman

Ah sikur të isha djalë, lere
Ah sikur të isha djalë, lere
Lere moj, lere
Hajd-e, lere lere aman aman

Nuk te lija pa të marrë, lere
Nuk të lija pa të marrë, lere
Lere moj lere
Hajd-eee, lere, lere aman aman

Tani që të kam me vete, lere
Tani që teë kam me vete, lere
Lere moj lere
Lere, lere aman aman

U bëra sa shtatë dete, lere
u bëra sa shtatë dete, lere
Lere moj lere
Lere, lere aman aman

5 Comments »

  1. Elais said,

    Kete kengen e kam debulese.
    Rrofsh Belle!!!

  2. lirikashqiptare said,

    Elais, edhe unë!

    p.s. kur të bëhesh mbarë mos harro të sjellësh ndonjë këngë labe🙂

  3. Elais said,

    ok lal. do perpiqem te kujtoj ndonje.

  4. akvll-naja said,

    Belle, rrofsh për gjithë punën dhe këtë këngën në veçanti. Do ishte fantastike sikur të mund të vije dhe versionin me zë për ato që sjell. Ndonjë lidhje me youtube ose po ti kesh këngët vetë, mund ti ngarkosh në http://www.esnips.com dhe të vësh lidhjen këtu. Ose lidhje nga http://www.muzika.albasoul.com …Punë është, por dhe ky, vetëm propozim është.:)

    Ditë t’vizllushme, Belle!

  5. lirikashqiptare said,

    Aklli, flm për propozimin! Çdo propozim që e bën këtë blog sa më të larmishëm është kooller kur thonë Kosovarët:)

    Sdq, e kam menduar atë punën e muzikës vetëm dua pak kohë sesi ta menaxhoj sepse s’jam aq “friendly” me detajet e teknologjisë, por do ja dal mbanë, avash avash:))

    Ditë t’vizllushme edhe ty!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: