March 28, 2008

I rashë baçes mes përmes

Posted in Këngë Përmetare tagged , , , , , at 5:29 am by lirikashqiptare

Teksti që kam sjellë sot është një nga këngët e mia më te dashura përmetare. Jam rritur me këtë këngë të kënduar aq bukur nga grupi i Permetit. Mund ta dëgjoj shumë herë si këngë dhe nuk më mërzitet. Shpresoj t’ju pëlqejë po aq sa dhe mua që po e vendos në këtë blog.

Asaman oh moj lule-e
s’të kam parë moj as sot as dje
s’të kam parë moj as sot as dje
dil pakë moj në penxhere-e
s’të kam parë moj as sot as dje
dil pakë moj në penxhere.

Dil pakë moj në penxhere
të të shoh moj se cila je
Të të shoh moj se cila je
e vogël moj a e madhe-e.

Ç’u ngrit lulja moj në mengjëz
ç’i ra baçës moj mes per mes
Ç’i ra baçës moj mes per mes
këput trendafil me vesë
Këput trendafil me vesë
ç’i ra baçës moj mes per mes…

12 Comments »

  1. E ke hapur tamam me nje nga kenget e zemres:kjo kenge qe kendohet nga Vaske Curri dhe…(ah,c’e harrova!) eshte nje nga kenget qe me pelqen me teper.Epo me kemben zvarre dhe me te tjera!

  2. emigrant said,

    nje nga kenget e mia te preferume! nje mrekulli!

  3. lirikashqiptare said,

    Papi, pikës i ke rënë sepse nga ai këndohet. Dhe per mua kjo këngë ruan një vënd të veçantë dhe kur kam menduar të hap blogun, thashë kjo këngë do jetë ndër të parat në listë. Gëzohem që të pëlqen.

    EM, i’u shtove dhe ti listës së këngëve permetare? Bëhu gati se do vendos të tjera se shpejti.

    Ju përshendes!

  4. Degjo Bele!Na ngrite nga mendja dhe na bere duman me keto kenget e Permetit;se per ke te mendosh me pare?Per Vellezerit Curri;per babagjsysh Laver Bariun e co:per Mentor Xhemaline Ylli Zeqiri e sa e sa te tjere.Une kam patur shume kenge neper fletore dikur,por,kur iken(qe me ikte prapakokes me keq se po me iken!)nuk te lene kemboret qe te degjosh zilet.Natyrisht,qe vdes per te gjithe kenget popullore te te gjitha trevave shqiptare,por kot nuk thone qe rrathe-rrathe eshte dynjaja:ato te Jugut(nga jam edhe vete!)me dalldisin gjakun.Mbare ta befte Zoti!
    29 mars 2008

  5. lirikashqiptare said,

    Papi, mos ki merak se ashtu jam dhe une per kenget e jugut🙂 Kuptohet, andej kam rrenjet dhe jane te thella, ato dreqet dhe si anashkaloj dot. Sdq, do thoja nese ke ndonje thesar qe do te vendoset ketu, te lutem mos hezito dhe ma nis me email tek adresa qe kam vendosur ne faqen “Rreth Lirikes Shqiptare” Me vone do i vendos kenget ne faqen kryesore dhe sipas kategorise se kenges, qofte jug, veri, apo ndonje treve tjeter.

    Te falenderoj!

  6. Belle!E-mailin e kam “cyryk”.Ketu,here pas here(pasi te shkund kujtesen)do te shkruaj ndonje kenge,sidozot,po bej.
    Cu ngrita me nate
    Cu ngrita me nate,
    Shkova tek burimi
    Lava syte e zese
    me uje trendafili.
    Me humbi sahati
    Me mbeti zinxhiri
    Hesht moj bije e nenes
    Se ta ble bandilli
    E pate argjend
    ta ble prej floriri.
    * * *
    O borzilok
    Te ngava me qe
    te shkova me shkop
    O,i mjeri borzilok.

    Une te mbolla rralle
    Ti me mbive plot
    O,i mjeri borzilok

    T”u kondis e shkreta kocke
    Dhe te beri trok
    O,i mjeri borzilok…
    * * *
    Bija e berberit
    Ma kishnje shtepine
    Mu ne pjace te Fierit
    Moj bij’ e berberit

    Te zbardhonte gusha
    Si top i sheqerit
    Moj bij’e berberit

    Se c’m’i laje rrobet
    Ne Gjanice te Fierit
    Moj bij’ e berberit

    Sec m’i prisje leshrat
    me gershere reshperi
    Moj,bij e berberit

    * * *
    Fustani me pika
    Fustani me pika
    Sa hije te paska
    Hiqe pak kapelen,Nepi,
    Sa te shoh,se plasa.

    Kur zbrisje nga shkallet
    me shandan nen sqetull
    Vallahi s’te njoha,Nepi,
    aq fort ishe tretur.

    Gjashte sahati i darkes
    Te erdha tek porta
    Zerin ta degjova,Nepi,
    Thoshe:me dhemb koka.

    Te te marre doktorin
    Me vjen turp nga bota
    Hallit si t’ia bejme,Nepi,
    zemra m’u nda copa.

  7. Julian B. said,

    Vërtet këngë magjepsëse, një nga më të të bukurat e Toskërisë (http://video.parajsa.com/watch/5d6a1a87373dffa53dbe/Vaske-Curri–I-Rashe-Baces-Mespermes).

    Më pëlqejnë gjithashtu këngët (shumëzërëshe) labe, sidomos kur këndojnë gratë (vajtime me ligje).

    E pra jam nga Rrafshi i Dukagjinit, i rritur e i skalitur me këngët tona kreshnikësh me sharki e çifteli.

    Vetëm një popull i ngritur mund ta ketë një muzikë aq të përsosur. Prandaj rri duke pyetur veten : vallë ç’na gjeti ne shqiptarët që ramë aq poshtë e u katandisëm kaq keq !!!

    Rrofshi e qofshi për të gjtha këto tekste të mrekullueshme !

  8. lirikashqiptare said,

    Pershendetje Julian. Mireserdhe ne kete ane. Me behet qejfi qe ke gjetur nje vetveten mes ketyre vargjeve te thurura dhe kenduara aq bukura nga populli yne.

    Rralle here ka njerez nga veriu qe preferojne kenget polifonike labe. Veshi u eshte mesuar lahute apo cifteli. Personalisht, i gjej te gjitha kenget popullore shume te pasura dhe shume te larmishme, qofshin ato nga veriu, jugu apo shq e mesme.

    Julian, mendoj qe kjo eshte periudhe tranzicioni qe shqiptaret po kalojne. Ne kete rast eshte ndjere edhe tek muzika. Por, kam bindjen qe shqiptaret e vertete do dine te kthehen ne zakon dhe te ruajne folklorin e tyre.

    Te pershendes!

  9. Julian B. said,

    Të përshendes edhe unë dhe ta dedikoj këtë vjershë që aq shumë më pëlqen :

    Atje léjn, po Toskë e Gegë,
    Si dý rreze n’ flakë t’ nji dielli:
    Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
    Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

    At Gjergj FISHTA

  10. lirikashqiptare said,

    Pershendetje Julian!

    Faleminderit per vargjet e Fishtes. Jane vargje FANTASTIKE!

  11. Jim S. said,

    Could you, please, translate these songs in English. I have been listening to these songs for years. This music touches my heart like no other music!

    • lirikashqiptare said,

      Hi Jim, that would be quite a task to accomplish. Maybe, in the future will do that.

      Thank you for the comment.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: