March 26, 2008

Rreth Lirikës Shqiptare…

Posted in Personale tagged at 2:05 am by lirikashqiptare

Miresevini ne blogun Lirikashqiptare! Kam patur deshire prej kohësh të hap një blog ku të mbledh tekste këngësh popullore. Folklori shqiptar është shumë i pasur me kengë të ndryshme të cilat unë i kam në mendje prej vitesh. Mirëpo, me kalimin e viteve disa prej këtyre këngëve nuk para i dëgjojme dhe aq shpesh dhe si rrjedhojë fillojmë t’i humbasim sado kujtesë të fortë të kemi.

Pra, vendosa të hap këtë blog i cili mund të shërbeje si një oaz për të gjithë ne që kemi nostalgji për këngën popullore shqiptare të çdo zone të vendit tonë.

Unë mirepres çdo tekst kënge qe vjen në drejtimin e këtij blogu sepse dua që këngët tona te bukura të ruhen ne një farë menyre dhe të shërbejnë për brezat e tjerë në vitet qe do vijnë.

21 Comments »

  1. akull-naja said,

    Cool!!! Me këmbë të mbarë!!!

    Ja një lidhje ku kemi pasë lënë thonjtë në tastjerë duke transkriptuar:

    http://www.peshkupauje.com/si-i-kendojne-shqiptaret-dashurise/2007/05/28/

    dhe një lidhje që ka këngë pa fund:

    nga gjithë trevat:

    http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-1144.html

    këngë korçare:

    http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-1215.html

    nga jugu (??) :

    http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-1341.html

    këngë përmetare:

    http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-1224.html

    Të përshëndes me dy vargje nga KU:

    more zogji ‘ferrës
    na erdh dit’ e verës

    kusurin kur ta gjej.:)

  2. akull-naja said,

    prove

  3. akull-naja said,

    oj belle, kërkoje nji koment andej nga spami, se ka ca lidhje të mira brënda🙂

  4. N.Ago said,

    Ja me këmbë të mbarë qoftë dhe u dëgjofshin këtu, këngët më të ndjera të folklorit tonë.
    Me kureshtje po pres të shijojmë këngë të njohura e të panjohura.

  5. buli3go said,

    Hajde me kamë t’hajrit :):)

  6. gomari ateist said,

    une vdes per kengen shkodrane “Lulebore”,futet tek kenga popullore ajo???

    gjithesesi rruge te mbare dhe mos mbetsh kurre vetem ne qellimin tend!!!!

  7. lirikashqiptare said,

    Aklli, s’pashe gje tek spami mi?

    N.Ago, rrofsh! Shpresoj qe kenget qe do vendos ketu t’ju pelqejne. Gjithashtu, je i mirepritur te sjellesh kenge te cilat une si njoh.

    Buli3go, te lumte goja!🙂

    Magjar, une luleboren do e vendos tek kenget sepse eshte nder te preferuarat e mia. Edhe pse tingellon si qytetare shkodrane, por prape do jete ne liste.

    Ju pershendes miq!

  8. lirikashqiptare said,

    Aklli, tani e pashe komentin tend ne spam. Me fal se une s’ja di mire WordPressit, dhe do me duhet pak nga pak t’ja mesoj huqet.

    Rrofsh per linket!🙂

  9. Moza said,

    Ni qo kanga me pelqe mu shume : Moj dashnore te gjykofte perenia🙂

    http://www.muzikalb.com/artist.asp?a=216&k=3005&artist=Fitnete%20Rexha&song=Moj%20dashnore%20te%20gjykofte%20perenia

  10. K. said,

    yyyyy, une kam nje liber te 1920 te botuar ne itali, me lirika kengesh popullore!
    Po se kam ketu tani, e kam ne atdhe!

    Me ben kurioz ky blog

  11. lirikashqiptare said,

    Moza, po c’ke mi me dashnoret mi amon, leni te shkretat ne punet e tyne se i ka xon sevdaja e modhe fort😛

    K. une s’kam asnje liber fatkeqesisht. Do doja shume te kisha dhe te hidhja ne blog kenget qe te jene “accesible” per cdo njeri qe ka deshire te dije rreth muzikes shqiptare.

    Nese ke ndonje kenge qe mendon se duhet te dali ketu te lutem nise me email dhe do e postoj ketu.

    Kalofshi mire!

  12. emigrant said,

    E dashur Belle, urime per kete nisme!

    Kam ndermend te bej nje shkrim te blogu im si pershendetje per “lirikat shqiptare”. Mundet te jete “Timeshare III”, por s’e di ende as vete tamam!

    Do jete kenaqesi ky blog! Edhe ne mos lenca koment, do jete nje pike e vazhdueshme vizitash per mua.

    Deri heren tjeter.

    Cimi

  13. lirikashqiptare said,

    EM, bujrum tek Lirikashqiptare! Je i mirepritur ti dhe cdo person tjeter qe ka pasion folklorin shqiptar.

    Te pershendes!

  14. eni said,

    hajde me kembe te mbare.shume e bukur foto e profilit tend te blogut.e pikasur:)!

  15. BC said,

    Napolonin mi goce napolin. Si nuk gjen nje video per se mbari ne internet me napolonin. Baaaaahhh.

    Nejse, per ata qe nuk e njofin, interpretimin me te mire te Napolonit i shkon Molit pijanecit te rruges Bardhyl. ja dhe teksti. Une kam vetem nje CD me musike shqip qe e rruaj akoma dhe eshte CD me kenget e Molit.

    Lujma lujma belin
    Lujma lujma belin
    Ta fal lala qenelin
    Epo lujma lujma shtatin
    Lujma lujma shtatin
    Ta fal lala sahatin

    O më morsh të keqen
    E mu bëfsh kurbanë
    E ja ra një xixa
    E ja ra një djalë
    2 herë

    E kush kërcen naplonin
    E kush kërcen naplonin
    Nusja jon me dhëndrin
    Kjo nusja jon me dhëndrin
    2 here

    O Maria, Maria faqe kurabia
    O Marjana, Marjana faqe me nishana
    2 herë

    Të ura e Shijakut
    Ti mblodha ca qershia
    Të ura e Shijakut
    Ti mblodha ca qershia
    E do t’ja ruja Shikut
    për meze për raki
    E do t’ja ruja Shikut
    për meze për raki

    Të ur e Shijakut
    Ti mblodha ca bajome
    E do t’ja ruja Shikut
    për meze për në mbrëmje
    Të ur e Shijakut
    Ti mblodha ca bajome
    E do t’ja ruja Shikut
    për meze për në mbrëmje

    Buzëqesh goca e hajde ke qershia
    E buzëqesh goca e hajde ke qershia
    E buzëqesh djali o nga dashuria
    E buzëqesh djali o nga dashuria

    E lake lake e lake pupulake
    E lalën tate o ce bone merake

    E buzëqesh goca e hajde në dritare
    E buzëqesh djalë, djal të ri beqare

    E lake lake e lake pupulake
    E lalën tat o ce bone me merake

    O qënke veshur o më të bardha
    hajde ja ke lala e
    O qënke veshur o më të bardha
    hajde ja ke lala e
    hajde ja ke lala e dal lala përpara
    hajde ja ke lala e dal lala përpara
    O qënke veshur o më të kuqe
    hajde ja ke lala e
    O qënke veshur o më të kuqe
    hajde ja ke lala e
    hajde ja ke lala e dal lala përpara e
    hajde ja ke lala e dal lala përpara
    O qënke veshur o me jeshile
    hajde ja ke lala e
    O qënke veshur o me jeshile
    hajde ja ke lala e
    hajde ja ke lala e dal lala përpara
    hajde ja ke lala e dal lala përpara

  16. Krasta said,

    Bukur shume… do i mesoj permenesh tua kenoj shokeve ne dasem…

  17. lirikashqiptare said,

    Bebo, rrofsh mik! T’paska marre malli per Napolonin e shikoj🙂

    Krasta, si dihet tash po i knon ne dasmen tate ore çuno🙂

  18. K. said,

    Eh libri gjendet ne Shqiperi, qe keshtu kur te shkoj andej, shpresoj ta mbaj mend e te te sjell ca.

    te bukura jane dhe këngët arbëreshe si

    Me sytë e tua të bukra, vashëz eja ma mua, (2x)
    Jo jo jo, se mama dhe tata nukë do, (2x)

    eee, se mbaj mend këngën tani, po ia mbaj mend veç melodinë.

    ah, herës tjetër.

  19. lirikashqiptare said,

    K, po u bere mbare te lutem na e sill librin ketu ne Amerike🙂 Po behem egoiste por vertet dua qe kenget shqiptare te ruhen dhe te jene ne nje web te mbledhura sakte.

    Kalofsh mire!

  20. K. said,

    do mundohem ta mbaj mend kur te shkoj atje….
    merr rreth 40 ore per tu hedhur te gjitha…keshtu shohim:)
    Plus qe me veshje tradicionale (dhe une kisha nje kostum llahtar blu) kemi pas kenduar neper Shqiperi dhe Europe kenge folklorike, keshtu kam nje tufe me tekste…

  21. lirikashqiptare said,

    K, do të jem shumë mirënjohëse!

    Unë skam kostum tradicional, mgjth pata rastin sivjet të vishem me një kostum katunar nga zona e veriut. Por, do doja shumë të zotëroja diçka autentike Shqiptare. Me kismet ndonjë ditë mbase më bie rasti të kem një të tillë.

    Ditë të mbarë!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: