March 17, 2016

Kumuri e Elbasanit

Posted in Elbasani, Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , at 7:18 am by lirikashqiptare

Kumuri e Elbasanit
Këndon herët në mëngjes.
Po shkëlqen yll i karvanit
Ndriçon sytë e Paqizes.

Je e bukur si hyrie.
Si menekshe në pranverë.
Ku të kam moj kumurie
Thuja kangës dhe nji herë.

Mos e merr veten për kambë
Zgjidhe shokun djal’ të ri.
Të ju shof si yll e hanë
Dy zambak’ për bukuri.

Nuk do t’kem aspak zili-e
Kur të shoh une tuj shëtit.
Me dashnorin nazeli-e
Jeni bashku dy të rinj.

March 16, 2016

Asaman o moj Bakushe

Posted in Këngë dashurie, Këngë Shkodrane tagged , , , , , , at 2:56 am by lirikashqiptare

Asaman o moj Bakushe,
Ku je nisë o moj me shku?
Ku m’je nisë o moj me shku?
Taksirati moj Bakushe
Qi më zuni mu’.

Asaman, aman, aman
Asaman, aman, medet!
Për në vdeksha moj Bakushe
Ti më jep rahmet.
Për në vdeksha moj Bakushe
Ti më jep rahmet.

Asaman o moj Bakushe,
Ku je nisë o moj me ikë?
Ku je nise o moj me ikë?
Mora detin dola me shetitë.

Asaman, aman, aman
Asaman, aman, medet!
Për në vdeksha moj Bakushe
Ti më jep rahmet.
Për në vdeksha moj Bakushe
Ti më jep rahmet.

Asaman o moj Bakushe
Me ty du’ me bisedu’.
Ndalu pak se kam nji fjalë
Taksirati moj Bakushe
Me ty më ka zanë.

Asaman…
Asaman o moj Bakushe,
Sa me vrap moj po më shkon!
Hype detit moj Bakushe
Ike me vapour.

Asaman…



Shënim: Videoja nuk e përmban gjithë tekstin e këngës.

March 15, 2016

Dashuria si rrufe

Posted in Këngë dashurie, Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , at 2:26 am by lirikashqiptare

Dashuria si rrufe
ç’më goditi mu në kokë.
Nuk kom gjuhë që t’ju rrëfej
Oh ç’më ka gjet mu mer shokë?

Më gremisi sevdaje e shkretë
pleqënia s’mun’ ta majë.
Rrojtja ime s’asht ma jetë
Oh natë e dit’ me lot po qaj.

Ku qëlloi kjo ditë e zezë
që u bashkum oh ne të dy.
Un’ kom ngelun krejt pa shpresë
Oh s’kam me të pa un’ mo me sy!

March 13, 2016

Karajfili i kuq si gjaku

Posted in Këngë Shkodrane at 5:03 am by lirikashqiptare

O karajfili i kuq si gjaku,
Aman, aman!
O n’Shkodër tonë ka ra sevda.
O n’Shkodër tonë ka ra sevda.

O për njata që i zen maraku
Aman, aman!
Hallin s’kanë se ku me kja.
Hallin s’kanë se ku me kja.

Karajfili kuq e i bardhë, plot bukuri.
Qi çilë gonxhet për behar plot hijeshi.

Oh kam ra shpend’ve në kambë,
Aman, aman!
O hallin tem iu kam diftu’.
O hallin tem iu kam diftu’.

O se ata që shetisin dynjanë,
Aman, aman!
Ata gjejnë derman për mu’.
Ata gjejnë derman për mu’.

Karajfili kuq e i bardhë, plot bukuri.
Qi çilë gonxhet për behar plot hijeshi.

O karajfil lule kunorë,
Aman, aman!
O q’i çil gonxhet përditë.
O q’i çil gonxhet përditë.

O të kam njoftë moj qysh në shkollë,
Aman, aman!
E marshallah sa qenke rritë!
E marshallah sa qenke rritë!

Karajfili kuq e i bardhë, plot bukuri.
Qi çilë gonxhet për behar plot hijeshi.

March 12, 2016

Jargavan me ngjyrë të gjallë.

Posted in Këngë Shkodrane tagged , at 4:14 am by lirikashqiptare

Jargavan me ngjyrë të gjallë
Zogjtë bajnë pushim tek ti.
Në kopshtije gjindesh rrallë
Aman kush kimetin jo nuk ta din!
Në kopshtije gjindesh rrallë
Aman kush kimetin jo nuk ta din!

Bar me erë që rrin n’saksi
Dritaret na i zbukuron.
Elbaroza me madhni
Aman verë as dimën, gjeth’t s’i l’shon.
Elbaroza me madhni
Aman verë as dimën, gjeth’t s’i l’shon.

Çu përhap karajfili
Anë për anë gonxhe rrethu’
Ndër saksija edhe ky çili
Aman përreth tyre gjethe ka lëshu.
Ndër saksija edhe ky çili
Aman përreth tyre gjethe ka lëshu.

*Shënim: Titulli i videos nuk korrespondon me atë të këngës.

March 11, 2016

Kenke nuri i bukurisë

Posted in Këngë dashurie, Këngë Shkodrane tagged , , , at 4:28 am by lirikashqiptare

Kenke nuri i bukurisë
Shpinë ma kishe në serjanë
Do ti baj rixha kojshisë
Të ma presi pak njat man
Aman, aman.

Si me sy njashtu me vet’lla
Shoqi-shojit i kemi ngja
Kur mendoj se mbushet vjeta
Plasa i mjeri me të pa
Aman, aman.

Rreth e rreth me avlli
Si fëllenza ndrye n’kafaz
Jasaman moj shtatselvi
Del në xham se po pëllcas
Aman, Aman.

March 10, 2016

Do te tretem

Posted in Gjirokastra, Këngë Labe tagged , , , at 3:20 am by lirikashqiptare

Eh do të tretem,të venitem.
Moré, do të tretem, të venitem.

Eh si kandili, kur s’ka vaj.
Moré, si kandili kur s’ka vaj.

Eh baltë e pluhur do të bënem
Moré, baltë e pluhur do të bënem.

Eh të më shkeli këmba e saj.
Moré të më shkeli, këmbe e saj.

Edhe të prëhem duke puthur.
Moré, të prehem duke puthur.

Atë këmbë, pasandaj.
Moré, atë këmbë pasandaj…

March 9, 2016

Dranofile e bukur je

Posted in Këngë Shkodrane tagged , , , , , , , , , at 3:37 am by lirikashqiptare

Dranofile e bukur je
Gjithë kush të sheh ty ban çudi.
Dranofile e bukur je
Gjithë kush të sheh ty ban çudi.

Qysh atë ditë moj që t’kam pa
n’zemër më ke hi, hopa!
Qysh atë ditë moj që t’kam pa
n’zemër më ke hi, hopa!

A thu ti ke me m’harru
apo shpesh ke me m’kujtu?
A thu ti ke me m’harru
apo shpesh ke me m’kujtu?

Qysh atë ditë si je feju
për ty kam maru, hopa!
Qysh atë ditë si je feju
për ty kam maru, hopa!

Gonxhet tuja me shumë erë
Gjithfarë bojnash paskan çilë
Gonxhet tuja me shumë erë
Gjithfarë bojnash paskan çilë.

Marshallah moj nji ksaj verë
Oh sa kenke rritë, hopa!
Marshallah moj nji ksaj verë
Oh sa kenke rritë, hopa!

March 8, 2016

Lule Malësore

Posted in Këngë dashurie, Këngë Shkodrane at 8:17 am by lirikashqiptare

Oh hajde ti, moj lule malësore!
Oh hajde ti, moj lule malësore!
Hajde malësore vogël me ty kam marak!
Hajde malësore vogël me ty kam marak!

Oh syni jot porsi rrush i zi aman, aman!
Oh syni jot porsi rrush i zi aman, aman!
Hajde malësore vogël falja djalit t’ri!
Hajde malësore vogël falja djalit t’ri!

Oh të kam dashtë edhe prapë të du aman, aman!
Oh të kam dashtë edhe prapë të du aman, aman!
Hajde malësore vogël ti do t’jesh për mu!
Hajde malësore vogël ti do t’jesh për mu!

March 6, 2016

Ja na erdhi sot pranvera

Posted in Këngë dashurie, Këngë Shkodrane at 7:07 am by lirikashqiptare

Ja na erdhi sot pranvera
Plot me lule t’kuqe.
Në mes bahçes ty të zgjodha
pra ti je për mue!

Zemrën seç ma more
Shpirtin ma qetësove
Kam qejf kur t’shikjoj
Oh hajde!

Bahçes tane kur t’kaloj
shoqet t’kanë zilie.
Rritu lule, çilu ganxhe
ti prej dashunie
Rritu lule, çilu ganxhe
ti prej bukurie!

Zemrën seç ma more
Shpirtin ma qetësove
Kam qejf kur t’shikjoj
Oh hajde!

Next page

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.