March 18, 2014

Kush të ka qëndisur vallë

Posted in Këngë Jugu tagged , , , , , , , , , , at 12:39 am by lirikashqiptare

Kush të ka qëndisur vallë, moj vashëz-o
me hënë e me yll në ballë, moj vashëz-o

E më qëndisi Perëndia, oh djal-o
po edhe me duart e mia, domosd-o

Kur më del përpara
sa s’më ndalet zemra
këto s’janë shakara
po halle të rënda.

Seç më trete moj lanete, e vogël-o
po që s’të bëra dot për vete, moj zëmër-o.

Dashuria na shton nurin, o djal-o
dashuria tret dhe gurin, o djal-o

Kur më del përpara
sa s’më ndalet zemra
këto s’janë shakara
po halle të rënda.

February 23, 2014

Me mall jom tuj t’prit

Posted in Elbasani, Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , at 5:44 am by lirikashqiptare

Nji ditë kur të pashë
si lule n’pranverë
Ndalu pak të thashë
sa të flas nji herë

Porsa u takum
dashnia m’filloi
zemrën peshë m’ke çu
tjetër s’do t’kërkoj

Je porsi xhenet
ti je diell e hanë
ti je qarku i vogël
që sorrollat dynjanë

Me mall jom tuj t’prit
zemra s’po duron
ndaç mi goce më vrit
ndaç më bon dermon

April 16, 2013

Merak më bëre

Posted in Këngë Përmetare tagged , , , , , , , , , , , at 9:47 pm by lirikashqiptare

E merak o moj më bëre
rrugës kur më shkonje
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
llafet kur m’i thoshe
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
leshërat kur krihje
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
sytë o moj kur mi shtinje
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
rakinë kur pije oh
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
në krevat o moj kur flinje
sevdaja o s’më hiqet ee

April 12, 2013

O dhëndërr ku vete kështu

Posted in Këngë Përmetare tagged , , , , , , , , , , , at 4:01 am by lirikashqiptare

O dhëndërr ku vete kështu
o dhëndërr ku vete kështu
po gjer tek nusja kam pak punë
po gjer tek nusja kam pak punë

Po gjer tek nusja vajta vetë
po gjer tek nusja vajta vetë
po do ta marr ta kem për jetë
po do ta marr ta kem për jetë

Pjergullë moj pjergullë
pjergullë moj pjergullë
po ç’maraz të ka mbetur
po ç’maraz të ka mbetur

Po shkojnë djemtë e zgjedhur
Po shkojnë djemtë e zgjedhur
mustaqet përdredhurë
mustaqet përdredhurë
po marrin moj gjak në vetullë
po marrin moj gjak në vetullë

April 6, 2013

Ku t’ka lala moj bojë esmere

Posted in Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , , , , , at 11:11 pm by lirikashqiptare

Oh s’e kam dy orë moj
që të pres ke porta
se ik mre çuno
se na shofin bota

Se shofin bota dhe mëhalla
se ne të dy o mre çuno
na ka zan sevdaja

Se të kam dashtë
dhe të due
jetën pa ty moj
unë nuk e due!

Oh ku t’ka lala
oh moj bojë esmere
na hangre krytë
o me potere

Eh ku të ka lala
moj shtatzambake
oh ma bjen qumështin
oh me bardhake

Dade moj dadja ime
ç’më ke rrit o jetime
dade moj dadja ime
pse më le jetime
ike shkove,
per mu mo nuk menove

Më ke lanë o jetime
më ke rrit me mundime
da, da, dadja ime.

Moj fëllënxe moj mitare

Posted in Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , , , , at 3:00 pm by lirikashqiptare

O moj fëllanxe moj mitare
o qenke nis o për Janinë
shkove dhe mos u vënon fare
fare mos e harro dashuninë

Oh paske marrë o nji rrugë të gjatë
oh s’mund te rri o nji dit’ pa ty-e
shpirti s’po më gjen rehat-e
s’mund të vej gjum në sy-e

Moj fëllënxe e malit-e
hajde more
t’puthsha mesnë e ballit-e
hajde more

Moj fëllenxe e fushës
hajde more
të puthsha mesnë e gushës
hajde more

March 23, 2013

Çelo Mezani

Posted in Këngë Jugu tagged , , , , , at 5:35 pm by lirikashqiptare

Ra dielli ne Malavire
Qisi Çelua ne Harile
Për të shkretën Pajgorile
Për të shkretën Pajgorile

Mu te pusi i Sulejmanit
pusi e Çelo Mezanit
aman, aman
pusi e Çelo Mezanit

Kur na ra martinë e parë
Çeloua na ktheu surranë
aman, aman
Çelua na ktheu surranë

Kur na ra martinë e dytë
Çelua gremisi sytë
aman, aman
Çeloua gremisi sytë

Kur na ra martinë e trëte
Çeloua na u vra me të vërtetë
aman, aman
Çelua na u vra me të vërtetë

Vanë nënes e ja thanë
se Çelon e kanë vrarë
aman, aman
se Çelon e kanë vrarë

Mos me thoni këto fjalë
se Çelon e kam të gjallë
aman, aman
se Çelon e kam të gjallë

February 24, 2013

Balluket e tuja

Posted in Shqiperia e Mesme tagged , , , , , , at 1:35 am by lirikashqiptare

Balluket e tuja
mi goce
rreth e rreth kaçurrela
duken bukuri.

Se plot me lule
mi goce
po na vjen oh pranvera
ç’mi ke syt’ e zi.

Faqet e tuja mi goce
si shegë e dervishe
vetllat ly me bojë.

Se kur më flet oh moj goce
por si dallandyshe
sa të dashuroj.

Shtati jot’
o moj goce
si selvi e gjatë
vesh për bukuri.

Se fol me gojë
o moj goce
mos më rri me inat
ç’mi ke syt’ e zi.

February 22, 2013

Cuca Radomirës

Posted in Këngë nga Dibra tagged , , , , , , , , , , , , , , at 1:22 am by lirikashqiptare

Cuca Radomirës faqet me nishana
Cuca Radomirës faqet me nishana
Tuj e korrun grunin o, e ka zanun hana
Tuj e korrun grunin o, e ka zanun hana.

Cuca Radomirës flokët kaçurrela
Cuca Radomirës flokët kaçurrela
Ç’i punojnë shtizat o tuj e mush bucela
Ç’i punojnë shtizat o tuj e mush bucela.

Cuca Radomirës tuj prashit ndër ara
Cuca Radomires tuj prashit ndër ara
Nuk ka asnji djalë katundi që t’i dal përpara
Nuk ka asnji djalë katundi që t’i dal përpara.

Cuca e Radomirës synin si shkëndie
Cuca Radomirës synin si shkëndie
Lumi ai trim i zoti o që do e shpjer në shpie.
Lum ai trim i zoti o që do e shpjer në shpie.

February 14, 2013

Kur dola në lëmë

Posted in Këngë dashurie, Këngë Jugu tagged , , , , , , , at 7:37 am by lirikashqiptare

Kur dola në lëmë,
ta dëgjova zënë:
-Hajde poshtë o zërë!
-Vijte, po s’më lënë,
më thonë ku ke qënë,
ku ke qënë o ngjalë?
Këtu te një djalë,
Ai s’qënkej djalë,
qënkej rrënjëdalë,
më puthi në ballë.
Shoqetë më panë,
Ç’bën ashtu – më thanë?
-Puthem me jaranë.
Xër, xër, xër, bishti tiganit,
- ç’bën ashtu, o zonj’ e stanit?
- i bëj petulla jaranit!
- Jarani s’do petulla,
po do sy e vetulla.
-O jaran, jaran më rruash,
puthëm, ndukëm sa të duash,
po mo dëftosh e mo thuash?

Next page

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.