01.13.09

Sa e bukur je natyre

Posted in Këngë Shkodrane tagged at 5:04 am by lirikashqiptare

Sa e bukur je natyre
Ti moj vjollce qi m’çil ma pare
Sa e bukur je natyre
Ti moj vjollcë qi m’cil ma pare

Eee hej, shume t’kërkova une ty
Pa t’marr erë unë ty tan mall
Shume t’kërkova unë ty
Pa t’marr erë unë ty tan mall

Çil ndër fusha çil ndër bahçe
I hap parqet pa mërzi
Çil ndër fusha çil ndër bahçe
I hap parqet pa mërzi

Eee hej djemt e vashat
Lulen tande e bajnë tufë
Që e vejnë n’saksi
Djemt e vashat lulet tande
E bajnë tufë që e vejnë n’saksi

Kno bylbyl pra si përhere
Zanin tan tuj ta nigju
Kno bylbyl pra si përhere
Zanin tan tuj ta nigju

Eee hej mirëse m’erdhe moj pranvere
Kto dy zemra me i bashku
Mirëse m’erdhe moj pranvere
Kto dy zemra me i bashku

01.12.09

Pra nji tash du me fillue

Posted in Këngë Shkodrane at 4:25 am by lirikashqiptare

Pra njitash du me fillue
O se m’ka zan i ziu marak-e
Oh se mka zan i ziu marak-e

Me ma dashte moj hatrin mue
O tjetër kënd mos kqyr aspak-e
O tjetër kënd mos kqyr aspak-e

Kush ma din hallin qi kam
Se u dogja për së gjallë
U shkrina si bora n’shkamb
Begenis e fol nji fjalë (2x)

Xhamadanin mush me are
O ma gezofsh moj ti tuj qeshe
O ma gëzofsh moj ti tuj qeshe

Njatije dora ju thaftë
Terezisë qi ta ka qepe
Oh terezisë qi ta ka qepe

Trandofille stamulleshe
Qi ke çil ndër bahçe t’mdha
Dit’ e nat’ ti rrin tuj qeshe
Me bylbyl ti heq sevda (2x)

12.30.08

Ta besova Dashurinë

Posted in Shqiperia e Mesme at 4:29 am by lirikashqiptare

Gocë e vogël moj fort gabova
Që ta besova mi dashninë e re
Ti vetë më deshte moj
Une të besova
Sa e pabesë mi paske qenë (2x)

Une të dita moj se të kam mike
Prandaj e lidha mi dashninë me ty
Pse ma dhe fjalen mi
E më braktise
Sa të kam dashtë une
S’ka të tregu (2x)

Une e dashur ty të thoshnja
Po nji kët fjalë moj
Jo, sta them dot ma
Se dashuninë tonë e mori vesh bota
Po i them zemrës moj
Qaj me lot (2x)

Ky marak maraku I shkretë
Nuk ma len zemrën e shkretë
Dashuninë që kam per ty
Nuk e ndrroj për kta dy sy (2x)

Moj Lulije

Posted in kenge nga Lura at 3:59 am by lirikashqiptare

Moj Lulije moj pllumb i shkrue
moj lulije moj pllumb i shkrue
boll shëtite moj ftue m’ftue
boll shëtite moj ftue m’ftue

Ftue m’ftue moj gem e m’geme
ftue m’ftue moj gem e m’geme
erdhe more moj vllaun teme
erdhe more moj vllaun teme

Moj Lulije moj pllumb i bardhë
moj lulije moj pllumb i bardhë
boll shëtite moj dardh e m’dardhe
boll shëtite moj dardh e m’dardhe

Dardhe m’dardhe moj gem e m’geme
dardhe m’dardhe moj gem e m’geme
erdhe more moj vllaun teme
erdhe more moj vllaun teme

09.24.08

Nënë moj do marr një udhë

Posted in Këngë Jugu at 6:57 pm by lirikashqiptare

Nënë moj do marr një udhë,
moj nëna ime.
Epo do kaloj malet me gurë,
moj nëna ime.

Nuse pse kaq larg më shputë,
moj nëna ime.
Epo do më marrë malli shumë,
moj nëna ime.

Nënë moj që më dhe gjinë,
moj nëna ime.
Epo vallë a do ma shohësh synë,
moj nëna ime.

Pikë e lotit kur të bjerë,
moj nëna ime.
Epo haber nga unë do t’të sjellë,
moj nëna ime.

09.11.08

Kur vadisje borziloknë

Posted in Këngë Jugu at 3:20 pm by lirikashqiptare

Kur vadisje borziloknë
T’u lag fundi i dollomasë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë.

Fryjti një veri nga deti
Luajti qoshet e barabasë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë

Ç’i hipa pelës dorie
Dola sipër në një qafë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë

A s’më merr prej dore

Posted in Këngë Jugu at 3:17 pm by lirikashqiptare

A s’më merr prej dore
Se rashë nga shkallët
Me ka marrë malli
Që të puth në ballët.

Të lashë në shtëpi,të gjej në mëhallët
Malli më ka marrë,tëtë puth në ballët
Tri herë në ditët m’i ndërron fustanët
Malli më ka marrë që të zë në qafët

Sa lezet më kishje,vije nga të parët
Zotrote në mushkë,lalabeu në kalët
Malli më ka marë,sa s’mbaj dot të qarët

Pikën e ballit

Posted in Këngë Jugu at 4:00 am by lirikashqiptare

O pikën e ballit ta ka zënë hija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvija
Ç’t’u rritën gërshetat sa s’ti nxë shamia
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia

Të kanë bërë magji dhe s’të rrojnë fëmija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia
Këpucët me qafa,çorapet me vija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia

Qysh do ta shkojmë këtë behar

Posted in Këngë Jugu at 3:34 am by lirikashqiptare

Qysh do ta shkojmë këtë behar,
Moj hund’e bukur-qelibar? (1)
Dimrin në vërri,beharin në mal

Mos e pi duhan,se të bënë zarar
Mos e pi duhan, se të bënë zarar
Syrin ke të zi dhe vetullën gajtan
Syrin ke të zi dhe vetullën gajtan

E hollë dhe e gjatë si pjergull lastar
E hollë dhe e gjatë si pjergull lastar
Buza jote e qeshur,zëmra ime qan
Buza jote e qeshur, zëmra ime qan

Do të vijë ca ditë të rri hysmeqar
Do të vijë ca ditë të rri hysmeqar
Hysmenë do ta bëj, para nuk të marrë
Hysmenë do ta bëj, para nuk te marrë

Muaj i Ramazanit

Posted in Uncategorized tagged at 2:13 am by lirikashqiptare

Tridhjetë ditë të ramazanit
Ç’m’i mbaje këmbët në ujë
Prishi dy ditë ramazan
Gjynahet t’i marrça unë.

Të tërë fshatin e gjezdise
Një natë pse s’erdhe nga unë
Prishe dy ditë ramazanin
Gjynahet t’i marrça unë.

Të kërkova një cigare
Ti më hodhe gjithë kutinë
U bëra sebep unë
Me ty prisha djalërinë.

Babanë kishe kajmekam
Burrë ma kishe kadinë
U bëre sebep ti
Dhe më prishe djalërinë.

Previous page · Next page