03.26.08

Rreth Lirikës Shqiptare…

Posted in Personale tagged at 2:05 am by lirikashqiptare

Miresevini ne blogun Lirikashqiptare! Kam patur deshire prej kohësh të hap një blog ku të mbledh tekste këngësh popullore. Folklori shqiptar është shumë i pasur me kengë të ndryshme të cilat unë i kam në mendje prej vitesh. Mirëpo, nuk me kalimin e viteve disa prej këtyre këngëve nuk para i dëgjojme dhe aq shpesh dhe si rrjedhojë fillojmë t’i humbasim sado memorie të fortë të kemi.

Pra, vendosa të hap këtë blog i cili mund të shërbeje si një oaz për të gjithë ne që kemi nostalgji për këngën popullore shqiptare të çdo zone të vendit tonë.

Unë mirepres  çdo këngë qe vjen në drejtimin e këtij blogu sepse dua që këngët tona te bukura të ruhen ne një farë menyre dhe të shërbejnë për të gjithë ne në vitet qe do vijnë.