05.08.08
Zura një bilbil me vesë
Posted in Këngë Përmetare tagged Mentor Xhemali at 5:34 am by lirikashqiptare
Apo zura një bilbil
Oh bilbil me vesë more
More bilbil,
oh bilbil ku je
Ah po në parmakë
oh të penxheresë more
More bilbil, oh po po
Ah po në parmakë
oh të penxheresë more
more bilbil oh more
Ah po une me të
oh kam lidhur besë more
more bilbil,
oh bilbil more
Ah po hapa zemrën
I bera folenë
oh folene more
oh bilbil ku je
04.26.08
Falma synë e zi
Posted in Këngë Përmetare at 3:26 am by lirikashqiptare
Në mes të oborrit tënd moj
Mbiu moj një qershi
Falma, nëma, nëma moj synë e zi.
Në mes te oborrit tënd moj
Mbiu moj një qershi
Falma, nëma, nëma moj synë e zi.
Do të vij të mbledhim bashkë,
Të ëmblat qershi,
Falma, nëma, nëma moj syne e zi.
Do ta shtoje gezimin tonë,
O kjo dashuri,
Falma, nëma, nëma moj synë e zi.
04.16.08
Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
Posted in Këngë Përmetare at 7:01 pm by lirikashqiptare
Vitori, Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
aman Vi’ moj Vitori
eh Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
e haj të dalim
haj të dalim nga bolëna dhe moj
haj të dalim nga bolëna dhe moj
Një shami, një shami
me moll-ë të ëmbla dhe moj
aman një moj një shami
e një shami me moll-ë t’ëmbla dhe moj
e ti hash me kë ti do zemra dhe moj
e ti hash me kë ti do zemra dhe moj
Vitori, Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
aman pri’ moj primi leshrat
e primi leshrat alla frënga dhe moj
e Vitori, Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
aman vi’ moj vishi rrobat
e vishi rroba alla frënga dhe moj
04.08.08
A kanë ujë ato burime
Posted in Këngë Përmetare tagged Këngë Përmetare, Laver Bariu at 5:37 am by lirikashqiptare
A kanë ujë ato burime
Ti moj buzëkarafilja ime
A kanë ujë ato burime
Ti moj buzëkarafilja ime
Ti moj buzëkarafilja ime,
oh aman, aman, aman eeee
oh për belin eee
për kokën tënde
aman, amaneee
Kujt ja bënje moj ato naze,
ja bëj djalit oh me çapraze
Kujt ja bënje moj ato naze
ja bëj djalit oh me çapraze
ja bëj djalit oh me çapraze
oh, aman, aman, aman eee
oh për belin eeeee
per kokën tënde
aman amane eee!
Nëm njëherë ujë me dorën tënde
Ti moj vajza moj Përmetare
Nëm njëhere ujë me dorën tënde
Ti moj vajza moj Përmetare
Ti moj vajza moj Përmetare
oh aman aman eeee
oh për belin ee
për kokën tënde
aman aman eeee!
03.28.08
I rashë baçës mes për mes
Posted in Këngë Përmetare tagged Perla Përmetare at 5:29 am by lirikashqiptare
Teksti që kam sjellë sot është një nga këngët e mia më te dashura përmetare. Jam rritur me këtë këngë të kënduar aq bukur nga grupi i Permetit. Mund ta dëgjoj shumë herë si këngë dhe nuk më mërzitet. Shpresoj t’ju pëlqejë po aq sa dhe mua që po e vendos në këtë blog.
Asaman oh moj lule-e
s’të kam parë moj as sot as dje
s’të kam parë moj as sot as dje
dil pakë moj në penxhere-e
s’të kam parë moj as sot as dje
dil pakë moj në penxhere
Dil pakë moj në penxhere
të të shoh moj se cila je
të të shoh moj se cila je
e vogël moj a e madhe-e
Çu ngrit lulja moj në mengjëz
çi ra baçës moj mes per mes
çi ra baçës moj mes per mes
këput trendafil me vesë
këput trendafil me vesë
çi ra baçës moj mes per mes