02.21.09
Plakat
Plakat
Dolën plakat në lëmë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
me sho-shoqen duke thënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
këto nuse nuk na bëjnë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
t’u themi djemve t’i lënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
(Djemtë)
Ku t’i lëmë e si t’i gjejmë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
(Nuset)
Mallkuar o marangoz,
qaj nëno-o,qaj moj nënë
që s’le një derrase bosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të binin plakat përposh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të këndonin si kokosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
01.31.09
Moj nepërka pika pika – Grupi i Himarës
Dola në udhë e të prita
Moj nëpërka pika pika
Atje ku shkoje përdita
Moj nëpërka pika pika
Ndenja në portë e te prita
moj nëpërka pika pika
Ndenja në portë e te prita
moj nëpërka pika pika
Të prita mike të prita
moj nëpërka pika pika
Të prita mike të prita
moj nëpërka pika pika
Ti nuk erdhe unë ika
moj nëpërka pika pika
Ti nuk erdhe unë ika
moj nëpërka pika pika
Atë ditë qysh e ngrysa
moj nëpërka pika pika
Atë ditë qysh e ngrysa
moj nëpërka pika pika
Qysh e ngrysa atë ditë
moj nëpërka pika pika
Qysh e ngrysa atë ditë
moj nëpërka pika pika
Duke qarë e fshirë sytë
moj nëpërka pika pika
Duke qarë e fshirë sytë
moj nëpërka pika pika
Ti mos qaj o yll o dritë
moj nëpërka pika pika
Ti mos qaj o yll o dritë
moj nëpërka pika pika
Se do të prishen sytë
moj nëpërka pika pika
Se do të prishen sytë
moj nëpërka pika pika
01.25.09
Vajze e valave
Vajze e valave
Zëmëra s’ja mban
Mbi një gur n’an të detit
Qan, e zeza , qan
Pret atë që pret
E një dhembje ndjen
Gjithë bota ven’ e vijnë
Po aty nuk vjen
Pranvera arrin
Një mëngjes të qet
Vijn’e shkojnë dallëndyshet
Vajza u thërret:
Ju të bukur zogjë
Tek ju kam një shpres’
Ju që shkoni det’e male
Dua t’u pyes
Një jetime jam
Pa nën e baba
një që kisha, një që doja
iku e më la
Mos e patë ju
Rron apo nuk rron
ndonjë lajm a ndonjë letrë
vallë a më kujton
Vajza e Valëvet
Vetëm pa njeri
Qante veten, qante fatin,
n’atë varfëri
Erdhi dimri ‘keq
një mëngjes të zi
ç’u nxi qielli dhe deti
gjëmon bie shi
Në ëndrrë se ç’pa
Djalin në vapor
Sikur shkonte dhe i hodhi
Vajzës një kuror
Letra e zezë vjen
E me të vërtet
Djali kishte udhëtuar
Pa kthim e për jetë
Thoshte i mjeri Djal’
“Vajza e Valëvet”
“Mere këtë letrë e qajmë
tjetër vend më pret
“Ah!Këjo dunja
një qëndrim nuk mban
“Dashuria jonë shuhet
Fat’i zi na ndan
“Mos u dëshpëro
Je një vajz’ e re
Un martohem n’atë jetë
ti martohu atje
“Vajza e Valëvet
qofshë me shëndet
“mos kujto kohën e shkuar
po harroje shpejt
“O i dashur Djal’
shkove dhe më le
s’pate faj as ti as unë
ashtu qe për ne
ne u ndamë këtu
qielli atje lart
do të na bashkojë, o Djalë
prit se vij për pak
Lamtumir, o Gur
mjaft-ë kaqë koh’
vuajte dhe ti me mua
shkoj e më s’të shoh
Haj Dunja ! Dunja
s’ke gjë të vërtet
Lamtumirë e Jet’ e rreme
Merm o valë, o det…
01.24.09
Më çmënde bejkë më çmënde
Më çmënde bejkë më çmënde
Dyzet vjeçe ty një mëndje
Më çmënde bejkë më çmënde
Dyzet vjeçe ty një mëndje
Dyzet vjeç e ty një mëndje
Kur dëgjoj këmboren tënde-e
Dyzet vjeçe e ty një mëndje
Kur dëgjoj këmboren tënde
Kur dëgjoj këmboren tënde
Seç mu lodh e zeza mëndje
Kur dëgjoj këmborën tënde
Seç mu lodh e zeza mëndje
Gjithë bota mike kanë
Por si mikja ime s’janë
Gjithë bota mike kanë
Por si mikja ime s’janë
Por si mikja ime s’janë
Ta puthësh një herë në ballë
Por si mikja ime s’janë
Ta puthësh një herë në ballë
Ta puthësh një herë në ballë
Në gjenet vete i gjallë
Ta puthësh një herë në ballë
Në gjenet vete i gjallë
06.29.08
Dashuria labe
Ylli i beharit moj hënë
Pse s’më fole
Kur kalove
Kur çoje bukët e dhëne
Me shikimin më verbove
Të dua për kokën tënde
Do vij që t’i them sat’ëme
Zemrën seç ma përvëlove
U tërbofsh se më tërbove
Do vish ti moj brez argjëndë
Do vish në kasollen time
Për fjalën që kemi dhënë
Do ta mbajmë a do ta lëme
Të dua për kokën tënde
Do vij që t’i them sat’ëme
Zemrën seç ma përvëlove
U tërbofsh se më tërbove
Do ta mbajmë o shpirti im-ë
Nuk e fshehim dashurinë
Nëna me babanë e dinë
Janë dakord për miqësinë
Të dua për kokën tënde
Do vij që t’i them sat’ëme
Zemrën seç ma përvëlove
U tërbofsh se më tërbove
04.11.08
Cili je ti more burrë?
Cili je, cili je
Cili je ti more burrë
Cili je, cili je
Cili je ti more burrë
Cili je ti more burrë
Që na vjen nga Shqiperia
Që na vjen nga Shqiperia
Që na vjen, që na vjen
Që na vjen, nga Shqiperia
Që na vjen, që na vjen
Që na vjen nga Shqiperia
Që na vjen nga Shqiperia
Une jam ‘Smail Qemali
Që na vjen nga Shqiperia
Unë jam ‘Smail Qemali
Unë jam, unë jam
Unë jam ‘Smail Qemali
Unë jam ‘Smail Qemali
Dua vatanet e mia
Unë jam ‘Smail Qemali
Dua vatanet e mia
Dua va-, dua va-tanet e mia
Dua va, dua va-tanet e mia
Dua va-, dua vatanet e mia
Dua vatanet e mia
Do t’i marr se s’është punë
Dua vatanet e mia
Do t’i marr se s’është punë
Do t’i marr do t’i marr
Do t’i marr se s’është punë
Do t’i marr se s’është punë
Është e jona Shqiperia
Do ti marr se s’është punë
Është e jona Shqiperia
04.01.08
Thëllëza që shkel mbi vesë
Sot po sjell në këtë faqe një nga perlat polifonike të kënduar me aq mjeshtëri nga grupi i Himarës. Nëse ju kujtohet zëri kryesor ishte një grua e cila të kënaqte shpirtin me zërin e saj, shoqëruar aq bukur nga grupi i burrave. Është bërë vite që se kam parë atë video, mgjth, po vendos lirikën e kësaj kënga kaq të dashur për mua.
Thëllëza që shkel mbi vesë, lere
Thëllëza qe shkel mbi vesë, lere
Lere, moj lere
Hajd-eee lere, lere lere aman
Më erdhe larë në djersë, lere
Më erdhe larë ne djersë, lere
Lere, moj lere
Hajd-eee, lere, lere aman
Me buzën lule behari, lere
Me buzën lule behari, lere
Lere moj lere
Hajd-eeee, lere lere aman aman
Ah sikur të isha djalë, lere
Ah sikur të isha djalë, lere
Lere moj, lere
Hajd-e, lere lere aman aman
Nuk te lija pa të marrë, lere
Nuk të lija pa të marrë, lere
Lere moj lere
Hajd-eee, lere, lere aman aman
Tani që të kam me vete, lere
Tani që teë kam me vete, lere
Lere moj lere
Lere, lere aman aman
U bëra sa shtatë dete, lere
u bëra sa shtatë dete, lere
Lere moj lere
Lere, lere aman aman