05.18.08

Leskovik o fryn një erë

Posted in Kënga Korçare at 6:34 am by lirikashqiptare

Leskovik o fryn një erë,
O dilni hapni penxheretë,
Leskovik o fryn nje erë,
O dilni hapni penxheretë,

O dilni hapni penxheretë,
O dil bandilli vet i tretë,
O dilni hapni penxheretë,
O dil bandilli vet i tretë,

Vjen bandilli vet i tretë,
O me llahutë e me gërnetë,
Vjen bandilli vet i tretë,
O me llahutë e me gërnetë,

O me llahutë e me gërnetë,
O qemanesë i binte vetë,
O me llahutë e me gërnetë,
O qemanesë i binte vetë,

Leskovik o mal i thatë,
O sa të mira i ke gratë,
Leskovik o mal i thatë,
E sa të buk’ra i ke gratë,

E sa të buk’ra i ke gratë,
E si të voglat, të mëdhatë,
E sa të buk’ra i ke gratë,
E si të voglat, të mëdhatë.

04.04.08

Zogë moj ku më qënke rritur

Posted in Kënga Korçare tagged , , at 1:04 pm by lirikashqiptare

Zogë ku me qe-
Zogë ku më qënke, moj,
Hajde moj rritur,
Zogë ku më qe-
Zoge ku me qënke, moj,
Hajde moj rritur,
Anës e pas a-
Anës e pas anës,
O moj te lumit,
Anës e pas a-
Anës e pas anës,
O moj te lumit.

Zogë ku me qe-
Zogë ku me qënke, moj,
Hajde moj rritur,
Anës e pas a-
Anës e pas anës,
O moj te fushës,
Anës e pas a-
Anës e pas anës,
O moj te fushës,
Me shami te ho-
Me shami te holle,
Lidhur moj gushes,
Me shami te ho-
Me shami te holle,
Lidhur moj gushes.

Zogë ku me qe
Zogë ku me qënke moj
Hajde moj rritur
Anës e pas a
Anes e pas anës
O moj te malit
Anës e pas a
Anës e pas anës
o moj te malit
Hap me hap me ça
Hap me hap me çapin
O moj te djalit
Hap me hap me ça
Hap me hap me çapin
O moj te djalit.

03.29.08

Ballet me Sedefe

Posted in Kënga Korçare tagged , at 4:46 am by lirikashqiptare

Ballët me sedefe
sedefe dhe moj sedefe
se sërma qëndisur-ëë

Epo e shkreta sevda-je
sevda-je dhe moj sevdaje
kë paska stolisur-ëë

Epo ne një djalë të vogëë
të vogël dhe moj te vogël
mustaqet pa dirsur-eë
epo ne një djalë te vogël
të vogël dhe moj te vogel
mustaqet pa dirsur-eë

epo dil në penxhere-je
penxhere dhe moj penxhere
rrish sa të të rrihet -e
epo nëmëroje yjet
yjet dhe oh moj dhe yjet
gjersa të gëdhihet-ee
epo nëmëroje yjet
yjet dhe oh moj dhe yjet
gjersa të gëdhihet, oh!