Lista juaj
Miq në këtë faqe mund të sillni këngët 10-të këngët tuaja të preferuara. Mund të diskutoni për këto këngë. Jeni të mirëpritur të ndani me të gjithë pse këto këngë janë më të veçanta, cilat janë kujtimet apo nostalgjia që mund t’ju sjellin sa herë i dëgjoni.
emigrant said,
April 1, 2008 at 5:22 pm
Papi, hidhi kenget qe di ketu, pra shko siper tek “Na bashkoi kenga popullore” dhe kliko “Lista juaj”. Ato qe ke sjelle tek “I rashe baces mes per mes” ishin great, dhe ndoshta per ketu.
emigrant said,
April 1, 2008 at 10:23 pm
Zoge ku me qenke rritur
Zoge ku me qe-
Zoge ku me qenke, moj,
Hajde moj rritur,
Zoge ku me qe-
Zoge ku me qenke, moj,
Hajde moj rritur,
Anes e pas a-
Anes e pas anes,
O moj te lumit,
Anes e pas a-
Anes e pas anes,
O moj te lumit.
Zoge ku me qe-
Zoge ku me qenke, moj,
Hajde moj rritur,
Anes e pas a-
Anes e pas anes,
O moj te fushes,
Anes e pas a-
Anes e pas anes,
O moj te fushes,
Me shami te ho-
Me shami te holle,
Lidhur moj gushes,
Me shami te ho-
Me shami te holle,
Lidhur moj gushes.
Zoge ku me qe
Zoge ku me qenke moj
Hajde moj rritur
Anes e pas a
Anes e pas anes
O moj te malit
Anes e pas a
Anes e pas anes
o moj te malit
Hap me hap me ça
Hap me hap me çapin
O moj te djalit
Hap me hap me ça
Hap me hap me çapin
O moj te djalit.
emigrant said,
April 2, 2008 at 9:04 pm
Falma syne e zi
(Permeti)
Ne mes te oborrit tend moj
Mbiu moj nje qershi
Falma, nema, nema moj syne e zi.
Ne mes te oborrit tend moj
Mbiu moj nje qershi
Falma, nema, nema moj syne e zi.
Do te vij te mbledhim bashke,
Te emblat qershi,
Falma, nema, nema moj syne e zi.
Do ta shtoje gezimin tone,
O kjo dashuri,
Falma, nema, nema moj syne e zi.
emigrant said,
April 2, 2008 at 9:20 pm
Leskovik o fryn nje ere
Leskovik o fryn nje ere,
O dilni hapni penxherete,
Leskovik o fryn nje ere,
O dilni hapni penxherete,
O dilni hapni penxherete,
O dil bandilli vet i trete,
O dilni hapni penxherete,
O dil bandilli vet i trete,
Vjen bandilli vet i trete,
O me llahute e me gernete,
Vjen bandilli vet i trete,
O me llahute e me gernete,
O me llahute e me gernete,
O qemanese i binte vete,
O me llahute e me gernete,
O qemanese i binte vete,
Leskovik o mal i thate,
O sa te mira i ke grate,
Leskovik o mal i thate,
E sa te buk’ra i ke grate,
E sa te buk’ra i ke grate,
E si te voglat, te medhate,
E sa te buk’ra i ke grate,
E si te voglat, te medhate.
emigrant said,
April 7, 2008 at 1:52 am
Kënga e kafes
- Tironse, kenduar nga FATMA e Zyberve (Hallall boja, o ZOT!!!) -
Oh, sa hije të paska, moj lule,
Kur ma blujke kafen-e,
O gojë sheqerja e lalës-e,
Kur ma blujke kafen-e,
O gojë sheqerja e lalës-e.
O u bo kaq kohë që s’jemi pa-e,
M’ka marr’ malli, për ty lule,
O gojë sheqerja e lalës-e,
M’ka marr’ malli, për ty lule,
O gojë sheqerja e lalës-e.
O do ta pimë o ka i kafe të omël,
Kafe të omël me kajmak,
O piqe goce për merak,
Kafe të omël me kajmak,
O piqe goce për merak.
O bashkë me kafen naj cingare,
Nis muhabetin e omël-o
O gojë sheqerja e lalës-o,
Nis muhabeti i omël-o
O gojë sheqerja e lalës-o!
emigrant said,
April 8, 2008 at 4:00 am
Po te sjell kengen e Halilit, qe ne fakt nuk eshte “lirike”, por nje kenge epike, e rende; sidoqofte, “lirikat”, besoj qe me teper ti i quan si “tekst” – ashtu si ne anglisht – dhe jo si zhaner. Tekstin e meposhtem e ke ne variantin “tirans” (prape Fatma) dhe ndryshon nga variantet e veriut, te cilat mbase ti sjell pak me vone.
Fryni era u cel Taraba,/b>
Fryni era, u cel Taraba,
Çohu Halil se Avdi Aga,
Çohu Halil se Avdi Aga,
Me treqind sejmen përmbrapa.
Vet s’asht ulë ai qen çefiri,
Ban gosti e çoj na thirri,
Mirë na priti e na gostiti,
Por sa shtrenjte ai na shiti.
Musa i vogel çohet n’kam-e,
Kërkon armët, o ku i kom lan-e,
Mi ka mshefun miku mram-e,
Paska bo nërmen me m’zan-e,
M’qafë mëpaç-e, o mori motër,
Qysh na prune ne në Shkodër,
Mos m’left djalë e mos m’left çik-e,
Kët gja motra s’e kom dit-e.
Kur ja vuna thikën burrit
Thash’ se m’dolën vlleznit prej vorrit,
Kur ja vuna thikën djalit,
Thash’ se m’dolën sytë prej ballit.
emigrant said,
April 27, 2008 at 1:09 am
Belle, kjo eshte jo flori, por platin, margaritar… te merr frymen kjo, it takes your breath away. E kam degjuar 15 here sot! Mos me thuj qe nuk te pelqen, po qe se s’te pelqen, me rrej, eshte e bukur thuj…
Du me e kendu me naj zijafet un ket. Babababaaaa…. Poshte Kurbeti!
Sykaleshe
O moj sykaleshe,
Qe ke dale te vija
Sy moj sykaleshe,
E moj sykaleshe,
Qe ke dale te vija
Aman sykaleshe,
Aman moj faqebardhe,
Do ta ze pusine,
Ty moj faqebardhe,
Aman moj faqebardhe,
Do ta ze pusine,
Ty moj faqebardhe,
Aman moj kur me mbushje
Uje moj kur me, e moj
Kur me merrje rrugen,
Aman moj kur me mbushje
Uje moj kur me, e moj
Kur me merrje rrugen,
Aman moj faqebardhe,
Do ta ze pusine,
Ty moj faqebardhe,
Aman moj faqebardhe,
Do ta ze pusine,
Ty moj faqebardhe,
Aman moj kur me mbushje
Uje moj kur me mbushje,
E moj kur me merrje rrugen,
Aman shpirt o zemer
Thuame mike ne me do
Aman moj sykaleshe,
Aman moj faqebardhe,
Do ta ze pusine,
Ty moj faqebardhe,
Aman moj faqebardhe,
Do ta ze pusine,
Ty moj faqebardhe,
O bilbil-o!
http://www.youtube.com/watch?v=5YyC3OHXv-Q
ose
http://www.youtube.com/watch?v=Vm59saCRJNE
Me thuj simas teje, kush e keno me bukur, Kelcyra apo Permeti….
OMG, cfare perle….
lirikashqiptare said,
April 27, 2008 at 3:09 am
EM, rrofsh per kengen. E kam degjuar me pare dhe ishte radhitur ne listen e teksteve qe do vendosej ketu, mgjth e solle para meje.
Lirika eshte mjaft e bukur. Harmonia e zerave eshte shume e vecante, sidomos gruaja ka goxha ze dhe kendon me shume pasion.
Videot per mua jane njesoj, eshte grupi i Permetit me Laver Bariun ne te dyja. Gruaja duket me e mbajtur tek Festivali i Gjirokastres.
Nejse, te falenderoj dhe nje here per kenget qe sjell here pas here.
emigrant said,
May 26, 2008 at 3:30 am
Një natë janari (Permeti)
Një natë janari ,
Mu gdhive prane zjarrit,
Moj lule beharit.
**********
**********
Apo me kupen e gjurit,
Se c’me tundje djalin,
Moj lule beharit.
Apo te iku bandilli,
Çupe ç’ja plase te qarit,
Moj lule beharit.
PS. Belle, strofen e dyte s’e kam marre vesh kurre. Po te kete ndonje permetar qe e di, do bente sevap.
Cheers!
lirikashqiptare said,
May 26, 2008 at 10:49 pm
Emigrant, nese me jep linkun ku eshte degjuar kjo kenge mbase e degjoj dhe do mundohem ta trasnkriptoj.
Flm per prurjen!
emigrant said,
May 27, 2008 at 5:15 pm
emigrant said,
May 30, 2008 at 6:22 pm
Mos e lej me te shpetu kjo, belle (marre nga http://www.peshkupauje.com/ylli-baka-me-vjen-mall-per-tepelene/2008/05/30/ , kortezi e Permetarit):
Nënë moj do marr një udhë
Nënë moj do marr një udhë,
moj nëna ime.
Epo do kaloj malet me gurë,
moj nëna ime.
Nuse pse kaq larg më shputë,
moj nëna ime.
Epo do më marrë malli shumë,
moj nëna ime.
Nënë moj që më dhe gjinë,
moj nëna ime.
Epo vallë a do ma shohësh synë,
moj nëna ime.
Pikë e lotit kur të bjerë,
moj nëna ime.
Epo haber nga unë do t’të sjellë,
moj nëna ime.
Përparim Hysi said,
June 17, 2008 at 2:24 am
Belle!Duke kontrolluar”makazinën time pa invetar”,hasa në ca këngë të vjetra popullore të mbledhura nga im atë.Im atë(Hazizi)ka qenë këngëtar dhe vallëtar i madh.Tjetër është puna se iku i panjohur për “arsye objektive?!”.Ka ndërruar jetë më 3 shtator 1988.Sivjet pra mbush 20-vjet.Në kujtim të tij,po t’i dërgoj këngët që jo vetëm i këndonte ,po i ka mbledhur me dorën e tij.
1.Qysh do ta shkojmë këtë behar?
Qysh do ta shkojmë këtë behar,
Moj hund’e bukur-qelibar? (1)
Dimrin në vërri,beharin në mal
…
Mos e pi duhan,se të bënë zarar
…
Syrin ke të zi dhe vetullën gajtan
…
E hollë dhe e gjatë si pjergull lastar
…
Buza jote e qeshur,zëmra ime qan
…
Do të vijë ca ditë të rri hysmeqar
…
Hysmenë do ta bëj,para nuk të marrë
…
1.Përsëritet
2.Moj syzezë,vetullzezë
Moj syzezë,vetullzezë
Ke tri vjet pa hequr brezë
Si ta heq,me kë të fle?
Ti tët bir aty s’e ke.
Dal ,moj nuse,dal,moj bijë
I dërgojmë haber t’na vijë
Hesht,moj nënë,o moj dosare
Se dëgjon e s’na vjen fare.
Po nuk erdhi për motmot
Do mbledh shoqet,të qaj me lotë
Dhe në ardhtë për 6 muaj
Do të qeshe,me të do luaj.
Dhe në erdhi për dy javë
Do shkoj të kuq e të bardhë
Në erdhi për tri ditë
Do të dalë,ta dorovit.
T’ia nxjerrë cicat në shamitë
Le t’i puthi,t’i kafshoj
Edhe mua të më pushtoj
Le të bëj çfarë të doj.
3.A s’më merr prej dore
A s’më merr prej dore
Se rashë nga shkallët
Me ka marrë malli
Që të puth në ballët.
Të lashë në shtëpi,të gjej në mëhallët
Malli më ka marrë,tëtë puth në ballët
Tri herë në ditët m’i ndërron fustanët
Malli më ka marrë që të zë në qafët
Sa lezet më kishje,vije nga të parët
Zotrote në mushkë,lalabeu në kalët
Malli më ka marë,sa s’mbaj dot të qarët.
4.Kur vadisje borzilokun
Kur vadisje borziloknë
T’u lag fundi i dollomasë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë.
Fryjti një veri nga deti
Luajti qoshet e barabasë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë
Ç’i hipa pelës dorie
Dola sipër në një qafë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë
5.Salushe
Salushe,moj Salushe
Një okë egjysëm baluke!
Një okë egjysëm në kandar
Ja më merr,ja të marrë.
Një okë e gjysëm e pesëdhjetë
ja më merr a të vij vetë
Ti jetim e unë jetime
jemi rritur me thërrime.
Ti je çupë e unë jam djalë
Hajde marrim ca ditë mal
Le të dalë ku të dalë
Lumi a deti të na marrë.
6.Mora rrugën me yrysht
Mora rrugën me yrysht
O unë,i varfëri! (1)
Portat gjeta zënë me kyç
…
Mora shkallët në avlli
…
Dhe u ngjita mbi shtëpi
…
Zbulova një copë çati
…
Seç pashë nja dy a tri
…
Janë shtruar e bëjnë gosti
…
Shtruar me verë e ngrejnë dolli
…
1.Përsëritet
7.Këndon një bilbil përtej në korijet
Këndon një bilbil përtej në korijet
Një merak që kam,nga zëmra s’më hiqet
Ç’e shtrova rakinë,as njëçikë s’më pihet
Një merak që kam nga zëmra s’më hiqet.
Seç e shtrova bukën,buka nuk më hahet
Një merak që kam,nga mëndja s’më ndahet
Ç’ eshtrova jatakun,gjumi nuk më flihet
Një merak që kam nga zëmra s’më hiqet
8.Ke dal në shkallë
Më ke dalë më rri në shkallë
Moj syzeza gushë e bardhë (1)
Me cil ma ke zënë sevdanë
…
Me një djalë në mëhallë
…
Unë e desha,po s’ma dhanë
…
S’ma dhanë nëna me babanë
…
Se ashtu qe koha e parë
…
1.Përsëritet
9.Ke dalë në sofat të kishës
Ke dalë e më rri në sofat të kishës
Më e bardhë zotrote nga jakë e këmishës
Ke dalë e më rri në sofat të portës
Ç’m'i çanje bajamet me pëllëmbë të dorës
Muhabet bëje me çunat e botës
10.Pikën e ballit
O pikën e ballit ta ka zënë hija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvija
Ç’t'u rritën gërshetat sa s’ti nxë shamia
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia
Të kanë bërë magji dhe s’të rrojnë fëmija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia
Këpucët me qafa,çorapet me vija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia.
Përparim Hysi said,
June 17, 2008 at 3:40 pm
Belle!Po vazhdoj me këngët etjera:
1.Ku-ku kjo kolla
Ku-ku kjo kolla,që të paska zënë
Ta këputi shpirtin,mos i qoftë thënë
Iktë nga zotrote shkoftë tek jot ëmë
Të këputi shpirtin,mos i qoftë thënë
Ç’emore plevitën,kur dole në lëmë
Dhe të mori shpirtin,mos i qoft thënë
A i pive barërat që të solla mbrëmë
Se të mori shpirtin,mos i qoft thënë
Në një errësirë të dëgjova zënë
Të dita bilibile,më dole fëllënzë.
2.Hapi sytë e zesë
Hapi sytë e zesë të na sjellçë behar
Sa të dua tynë si nëna evlanë
Pusi në oborr,ç’deshe në mëhallë
Sa…
Me doçkat përveshur më mbledh manushaqe
T’i kam për të ngrënë me gush e me faqe.
3.Prapa malit
Prapa malit në një fushë
Me lule na vjen behari
Shko cigaren nën gushë
Të vijë i ëmbël duhani
Shkova një sokak të ngushtë
Pashë brisqet e berberit
Ujdisur sërë mbi sërë
Si qepallat e Tyrberit.
Tabaka fushë e shierit
Myreqep qe gjoli i horit
Faqet me gropë të Semit
Siç është gjysmë e napolonit.
4.Moj Naze
Në saba,saba të parë
Moj Naze
Ngreu Naze na ndiz zjarr
Moj Naze
Të ndezë babai cigar
Moj Naze
Moj Naze vetullkaleshe
Moj Naze
Burrën e parë pse s’e deshe
Moj Naze
Unë e desha,po s’ma dhanë
Moj Naze
S’ma dhanë nëna me babanë
Moj Naze
5.Bilbil gjyzar
O bilbil,gjyzdan,gjyzar
Pse s’këndon si në behar
Në behar këndon kushdo
Edhe zogu i qyqes-o
Zogu i qyqes në fole
Syzeza në penxhere
More zog,shyqyr,alla!
Mos na luaj nga mëndje-ja
Për një çupë që unë kam parë
Sa jam tretur dhe jam tharë
Katandisur-druri i tharë
6.Muaj i ramazanit
Tridhjetë ditë të ramazanit
Ç’m'i mbaje këmbët në ujë
Prishi dy ditë ramazan
Gjynahet t’i marrça unë.
Të tërë fshatin e gjezdise
Një natë pse s’erdhe nga unë
Prishe dy ditë ramazanin
Gjynahet t’i marrça unë.
Të kërkova një cigare
Ti më hodhe gjithë kutinë
U bëra sebep unë
Me ty prisha djalërinë.
Babanë kishe kajmekam
Burrë ma kishe kadinë
U bëre sebep ti
Dhe më prishe djalërinë.
7.Hodha sytë përtej në mal
Hodha sytë përtej në mal
Qaj,moj zëmra ime,qaj (1)
Seç pashë një djalë beqar
…
Them ta marrë,moj nëne,
Them të mos e marrë
…
Merre bijë e nënës
Mos e lër pa marrë
…
Mëngoren prej Korçe
Rrahur me gajtan
…
Them ta marrë,moj nëne,
Them mos ta marrë
…
Merre,bij e nënës,
Djalit mos iu ndaj
…
1.Përsëritet
8.Kur m’i ngjisje shkallët
Kur m’i ngjisje shkallët
Të dy duarët plot
Një me trëndafil
Një me borzilok
Seç t’u derdh bandilli
Nuk t’i mori dot
Bobo ky syri
Ç’e rrahu me shkop.
E solle sininë
Dhe e le tek dera
Pse s’erdhe zotrote
Po dërgon të tjera
Ma shtrove dysheknë
S’më hodhe jorgan
Seç më plevitose
Oh,moj,gjeç belanë.
I mblodha doktorët
Dot nuk më shëruan
Ethet që më zunë
tri vjet nuk më lanë.
9.Nuk dilet me të menduar
Nuk i dilet djalë,
Hiç me të menduar
Si të jetë e thënë
Si të jetë e shkruar
Djalë mos më rri
Si i leqendisur
Xhamadan me lule
Me kopsa kopsitur
Të erdha një natë
Sa shumë më ke pritur
Me cicat e tua,moj,
Ti më ke gostitur.
Pa dëgjo,bandill,
Ti,o mor,buzëplasur
Mos më hajde ditën
Po më hajde natën.
Se na shohin burrat
Dhe pastaj na vrasin
Le t’na vrasin e t’na presin
ne të dy bashkë do vdesim.
10.Surrat rrumbullake
Ike nga vërria dole në dëborë
Surrat rrumbullake,gjysëm napolon (1)
Dy shishe me birra m’i mbaje në dorë
….
Bijë nga Përmeti,martuar në Kolonjë
…
Pa na hap sepeten,na gostit me mollë
…
Shetit me veturë nga Korça në Vlorë
…
1.Përsëritet
emigrant said,
September 7, 2008 at 11:20 pm
Je xerru tre her prej fiku
http://www.youtube.com/watch?v=kj-RAgFjDpY
Ai:
S’e kom dit qe kjo dashnija,
Na kerkoka marifet,
Pa u ni po m’shkon rinia,
Ala fillin s’ja kom gjet,
Ala fillin s’ja kom gjet
Ajo:
Ty te rroft shum’ ustalliku,
Çuna, goca ke ftillu,
Se po t’shkoka shekeselliku
Po per vete s’je martu
Sa po t’shkoka shekeselliku
Po per vete s’je martu.
Ai:
Me gjith men m’ka shku t’rilliku,
Po perpara kom pleqniiiiin,
Ajo:
Eeeeej, je xerru tre her prej fiiiiikut,
Te dy:
E ke qa me lot dashnin,
E ke qa me lot dashnin.
E ke qa me lot dashnin,
E-ke-qa-me-lot-dashnin.
Ajo:
Ça t’ka bo kjo menia jote
Me dashnin t’paska idhnuuuu,
Per kryt e ty ti nuk ja thoke
pranej çuno je terbuuuu
pranej-çuno-je-terbuuuuu….
Ai:
Un per vete s’e kom dit-e
Se çer osht dashnija shkreeet,
Si n’t’rillik e ne pleqni
Marifetit s’ja kom gjet
Si n’t’rillik e ne pleqni
Marifetit s’ja kom gjet
Me gjith men m’ka shku t’rilliku,
Po perpara kom pleqniiiiin
Ajo:
Eeeeej, je xerru tre her prej fiiiiikut,
Te dy:
E ke qa me lot dashnin,
E ke qa me lot dashnin.
E ke qa me lot dashnin,
E-ke-qa-me-lot-dashnin.
Ajo:
Çuno s’i ke bo hesapet
S’e ke vra menjen e shkrete
Ai:
Zoti i ka shkru moj fatet
Te dy:
S’paska qene per mu kismet
Per me dale ne selamet
emigrant said,
September 10, 2008 at 10:47 pm
Bubullin te shkomi Kavajes
E, po bubullin, o ke shkomi Kavajes,
ç’ju dogj shpija, hajde fukarase
shkoni merrni huten dajes
ta vras beun ke shkomi Kavajes
o ti mre bej-o prej Shijaku
po dil aty ke derdhet gjaku
dil aty mre mu ne fush
ti puqim hutat gush per gush
djali ri o te keqen nona
vrave beun aty mun o ke thona
o s’me vjen keq pse vrave beun
o me dyzet vete
linku mp3:
http://www.shefdomi.com/mp3s/Fitnete%20Rexha/Fitnete%20Rexha%20-%20Bubullin%20ke%20Shkami%20i%20Kavajes.mp3
lirikashqiptare said,
September 11, 2008 at 2:09 am
Papi, te falenderoj tej mase per prurjen e kengeve dhe mbi te gjitha per faktin qe keto kenge jane mbledhur nga babai yt i dashur. I paharruar qofte kujtimi i tij. Do i vendos kenget nje nga nje. Te jam shume mirenjohese per te gjitha kenge.
Em, faleminderit gjithashtu per kenget.
emigrant said,
February 7, 2009 at 3:58 am
Belle, mos e anashkalo ket, te lutem.
(Plakat)
dolen plakat ne leme,
qaj neno-o,qaj moj nene.
me sho-shoqen duke thene
qaj neno-o,qaj moj nene.
keto nuse nuk na bejne,
qaj neno-o,qaj moj nene.
t’u themi djemve t’i lene
qaj neno-o,qaj moj nene.
(Djemte)
ku t’i leme e si t’i gjejme
qaj neno-o,qaj moj nene.
(Nuset)
mallkuar o marangoz,
qaj neno-o,qaj moj nene
qe s’le nje derrase bosh
qaj neno-o,qaj moj nene
te binin plakat perposh
qaj neno-o,qaj moj nene
te kendonin si kokosh
qaj neno-o,qaj moj nene
PS: Mos qesh shume, po te them!
emigrant said,
April 8, 2009 at 12:36 pm
Fërfëlloi fëllënza n’ujë
Fërfëlloi fëllënza në ujë
Dil prej ujit o mos dalsh kurrë!
Dil prej ujit se nuk të ngas-e!
Pak për faqe moj të përkas-e