02.21.09
Plakat
Plakat
Dolën plakat në lëmë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
me sho-shoqen duke thënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
këto nuse nuk na bëjnë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
t’u themi djemve t’i lënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
(Djemtë)
Ku t’i lëmë e si t’i gjejmë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
(Nuset)
Mallkuar o marangoz,
qaj nëno-o,qaj moj nënë
që s’le një derrase bosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të binin plakat përposh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të këndonin si kokosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
N.Ago said,
July 26, 2009 at 10:17 am
Na kshte marrë malli për plakat!