02.21.09

Plakat

Posted in Këngë Labe at 11:01 pm by lirikashqiptare

Plakat
Dolën plakat në lëmë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
me sho-shoqen duke thënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
këto nuse nuk na bëjnë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
t’u themi djemve t’i lënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.

(Djemtë)
Ku t’i lëmë e si t’i gjejmë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.

(Nuset)
Mallkuar o marangoz,
qaj nëno-o,qaj moj nënë
që s’le një derrase bosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të binin plakat përposh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të këndonin si kokosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë

02.01.09

Si na u çfaq kjo dashuria

Posted in Elbasoni, Shqiperia e Mesme tagged at 5:12 am by lirikashqiptare

Si na u çfaq kjo dashunia
Askërkush nuk e kuptoj
Pra dëgjo ti goc fjalt’ e mia
Une me ty dua të rroj (2x)

Sa i amël asht meraku
Mendja seç më rri tek ti
Në mes lulesh moj n’Elbasan
Une të zgjodha moj vetëm ty

Po të pres pra ty goc e dashur
Eja eja ti sa ma parë
Po të pres pra ty goc e dashur
Eja eja ti sa ma parë

Bashkë të dy lidhim jetën
Une ty stë la pa të marrë
Bashkë të dy lidhim jetën
Une ty stë la pa të marrë