09.24.08
Nënë moj do marr një udhë
Nënë moj do marr një udhë,
moj nëna ime.
Epo do kaloj malet me gurë,
moj nëna ime.
Nuse pse kaq larg më shputë,
moj nëna ime.
Epo do më marrë malli shumë,
moj nëna ime.
Nënë moj që më dhe gjinë,
moj nëna ime.
Epo vallë a do ma shohësh synë,
moj nëna ime.
Pikë e lotit kur të bjerë,
moj nëna ime.
Epo haber nga unë do t’të sjellë,
moj nëna ime.
09.11.08
Kur vadisje borziloknë
Kur vadisje borziloknë
T’u lag fundi i dollomasë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë.
Fryjti një veri nga deti
Luajti qoshet e barabasë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë
Ç’i hipa pelës dorie
Dola sipër në një qafë
Mos puno me mëndjen tënde
Se bën qejfin e dynjasë
A s’më merr prej dore
A s’më merr prej dore
Se rashë nga shkallët
Me ka marrë malli
Që të puth në ballët.
Të lashë në shtëpi,të gjej në mëhallët
Malli më ka marrë,tëtë puth në ballët
Tri herë në ditët m’i ndërron fustanët
Malli më ka marrë që të zë në qafët
Sa lezet më kishje,vije nga të parët
Zotrote në mushkë,lalabeu në kalët
Malli më ka marë,sa s’mbaj dot të qarët
Pikën e ballit
O pikën e ballit ta ka zënë hija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvija
Ç’t’u rritën gërshetat sa s’ti nxë shamia
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia
Të kanë bërë magji dhe s’të rrojnë fëmija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia
Këpucët me qafa,çorapet me vija
Rritu,moj bajame,se ta shkojë selvia
Qysh do ta shkojmë këtë behar
Qysh do ta shkojmë këtë behar,
Moj hund’e bukur-qelibar? (1)
Dimrin në vërri,beharin në mal
…
Mos e pi duhan,se të bënë zarar
Mos e pi duhan, se të bënë zarar
Syrin ke të zi dhe vetullën gajtan
Syrin ke të zi dhe vetullën gajtan
E hollë dhe e gjatë si pjergull lastar
E hollë dhe e gjatë si pjergull lastar
Buza jote e qeshur,zëmra ime qan
Buza jote e qeshur, zëmra ime qan
Do të vijë ca ditë të rri hysmeqar
Do të vijë ca ditë të rri hysmeqar
Hysmenë do ta bëj, para nuk të marrë
Hysmenë do ta bëj, para nuk te marrë
Muaj i Ramazanit
Tridhjetë ditë të ramazanit
Ç’m’i mbaje këmbët në ujë
Prishi dy ditë ramazan
Gjynahet t’i marrça unë.
Të tërë fshatin e gjezdise
Një natë pse s’erdhe nga unë
Prishe dy ditë ramazanin
Gjynahet t’i marrça unë.
Të kërkova një cigare
Ti më hodhe gjithë kutinë
U bëra sebep unë
Me ty prisha djalërinë.
Babanë kishe kajmekam
Burrë ma kishe kadinë
U bëre sebep ti
Dhe më prishe djalërinë.