05.20.08

Kënga e kafes

Posted in Shqiperia e Mesme tagged at 4:19 am by lirikashqiptare

Oh, sa hije të paska, moj lule,
Kur ma blujke kafen-e,
O gojë sheqerja e lalës-e,
Kur ma blujke kafen-e,
O gojë sheqerja e lalës-e.

O u bo kaq kohë që s’jemi pa-e,
M’ka marr’ malli, për ty lule,
O gojë sheqerja e lalës-e,
M’ka marr’ malli, për ty lule,
O gojë sheqerja e lalës-e.

O do ta pimë o ka i kafe të omël,
Kafe të omël me kajmak,
O piqe goce për merak,
Kafe të omël me kajmak,
O piqe goce për merak.

O bashkë me kafen naj cingare,
Nis muhabetin e omël-o
O gojë sheqerja e lalës-o,
Nis muhabeti i omël-o
O gojë sheqerja e lalës-o!

05.18.08

Kur më del në derë

Posted in Këngë Shkodrane tagged at 8:36 pm by lirikashqiptare

Kur më del në derë
Shtatin si qemer
Oh medet jaman

Ani mora mora moj briskun o
Ani për me pre unë moj mollën o
Ani më shpëtoi preva dorën o
Dorën edhe gishtin o
O oh ç’ma këpute moj shpirtin o

Kur më del n’oborr
Pse s’ma ban me dorë
Oh medet jaman

Ani mora mora moj briskun o
Ani për me pre unë moj mollën o
Ani më shpëtoi preva dorën o
Dorën edhe gishtin o
O oh ç’ma këpute moj shpirtin o

Kur më del n’çardak
Shtatin si bajrak
Oh medet jaman

Ani mora mora moj briskun o
Ani për me pre unë moj mollën o
Ani më shpëtoi preva dorën o
Dorën edhe gishtin o
O oh ç’ma këpute moj shpirtin o

Leskovik o fryn një erë

Posted in Kënga Korçare at 6:34 am by lirikashqiptare

Leskovik o fryn një erë,
O dilni hapni penxheretë,
Leskovik o fryn nje erë,
O dilni hapni penxheretë,

O dilni hapni penxheretë,
O dil bandilli vet i tretë,
O dilni hapni penxheretë,
O dil bandilli vet i tretë,

Vjen bandilli vet i tretë,
O me llahutë e me gërnetë,
Vjen bandilli vet i tretë,
O me llahutë e me gërnetë,

O me llahutë e me gërnetë,
O qemanesë i binte vetë,
O me llahutë e me gërnetë,
O qemanesë i binte vetë,

Leskovik o mal i thatë,
O sa të mira i ke gratë,
Leskovik o mal i thatë,
E sa të buk’ra i ke gratë,

E sa të buk’ra i ke gratë,
E si të voglat, të mëdhatë,
E sa të buk’ra i ke gratë,
E si të voglat, të mëdhatë.

05.15.08

Këndo moj qyqe

Posted in Shqiperia e Mesme tagged at 5:29 am by lirikashqiptare

Kno mi qyqe-e
Se po vjen behari-i
Qi ra zjarri-i
Qu dogj sta-ijani

Unë po qaj për gocën esmere-ijeren
Gjumi lale goce nuk e merre -ije

E knon kumrija mi lal
E knon kumrija mi lal
Sabah m’sabah
Sabah m’sabah
E na erdh’ vakti shpirto
E na erdh’ vakti shpirto
Për me u nda
Për me u nda
Jaranane e duje lalën-e
Jaranane e të don lala-e

E knon kumrija mi lal
Dit’ o për ditë
E knon kumrija mi lal
Dit’ o për ditë
E gjithnji goca mi lal
Po vjen tuju rritë
E gjithnji goca mi lal
Po vjen tuju rritë
Jaranane e duje lalën-e
Jaranane e të don lala-e

05.14.08

Dale moj dale

Posted in Kënga Vlonjate tagged at 3:56 am by lirikashqiptare

Në mëngjes pa zbardhur drita
Më zgjoi një zë u ngrita
Shkonte vasha shkonte vita
Ajo që shkonte për dita

Dale moj dale
Dale sa të vij dhe unë
Pritëm moj pritëm
Pritëm se të dua shumë

Kam dy ditë sot edhe dije
Të prisja djalo të vije
Te burimi në korije
Të mblidhnim kokrra lajthije

Dale moj dale
Dale sa të vij dhe unë
Pritëm moj pritëm
Pritëm se të dua shumë

Më beso moj grykëzënë
Të ziun ç’më gjeti prëmë
Ikën dhëntë dhe m’u trembnë
Gjezdisa malin me këmbë

Dale moj dale
Dale sa të vij dhe unë
Pritëm moj pritëm
Pritëm se të dua shumë

Dale moj dale
Pritëm moj pritëm

05.08.08

Zura një bilbil me vesë

Posted in Këngë Përmetare tagged at 5:34 am by lirikashqiptare

Apo zura një bilbil
Oh bilbil me vesë more
More bilbil,
oh bilbil ku je

Ah po në parmakë
oh të penxheresë more
More bilbil, oh po po
Ah po në parmakë
oh të penxheresë more
more bilbil oh more

Ah po une me të
oh kam lidhur besë more
more bilbil,
oh bilbil more

Ah po hapa zemrën
I bera folenë
oh folene more
oh bilbil ku je

05.07.08

Të skuq faqja porsi pjeshka

Posted in Shqiperia e Mesme tagged at 1:38 am by lirikashqiptare

Po m’rreh zemra
Si valë deti
Qysh duron zemer
Qysh duron
Dhe më ikën shpejt

Më ngriu draperi
N’dorë m’u të shkretit
Qysh duron zemër
Qysh duron
Dhe me gojë s’më flet

Marak tu bona mi goce
Tu t’shiku me sy
Po t’vij qark si zog skifteri
Me u taku me ty
Po t’vij qark si zog skifteri
Me u taku me ty

Të skuq faqja porsi pjeshka
Syni si ylli
Nuk duroj sa të vijë vjeshta
E me të marrë në shpi
Nuk duroj sa të vijë vjeshta
E me të marre në shpi

Të skuq faqja porsi pjeshka
Syni si ylli
Nuk duroj sa të vije vjeshta
E me të marrë në shpi