04.30.08
Potpuri dasme
Mire-mrama, mire-mrama
Zoti i shpise
A ke bukë
A ke bukë
O me na dhane
Sa ka de-ti uje e rane
Sa ka de-ti uje e rane
Po e lut o nana bijën
Rri edhe sivjet
O rri edhe sivjet
Jo bre nano s’mund të rrije
I musha njizet vjet
O i musha njizet vjet
Po e lut o vllau motrën
Rri edhe sivjet
O rri edhe sivjet
Jo bre vlla-o s’mund të rrije
I musha njizet vjet
O i musha njizet vjet
Rrushi i kuq-o
I bukur o
Dil se po thërresin-o
Dil se po thërresin-o
Thuji o të m’presin-o
Thuji o të m’presin-o
Sa ta hudhim vellën-o
Sa ta hudhim vellën-o
Jalla mor bilbilo
Që po knon n’Tiranë
O m’ka marrë malli
Veç për zanin tan
Për vetllat e syzes
E përpjekme
Ajii m’dogje mori
Jalla mor bilbilo
Që po knon n’Kosovë
O m’ka marrë malli
Veç me ty me fol
Për vetllat e syzes
E përpjekme
Aji m’dogje mori
Nusja e re moj nusja e re
Nusja e re moj nusja e re
Të shkojnë lotët rrëke rrëke
Të shkojnë lotët rrëke rrëke
Ja mor dhondër mi mfshi vetë
Ja mor dhonder mi mfshi vetë
O me shaminë e xhepit-e
O me shaminë e xhepit-e
Ti moj nuse e kujna je
O ti moj nuse e kujna je
O jam e nanës e babës-e
O jam e nanës e babës-e
Sa bukur na ka dal nusja
Marshalla marshalla
Sa bukur na ka dal nusja
Marshalla marshallah
E bukur për bukurie
Marshalla marshallah
E kom synin o rrush të zie
Marshallah marshallah
E kom synin o rrush të zie
Marshallah marshallah
E kom gojën o si kutie
Marshallah marshallah
E kom gojën o si kutie
Marshallah marshallah
O zambak zambaku i bardhë
Of e of aman aman
Je ma i bukri në mahalle
Of e of aman aman
Moj zemrush oj zemrush
Synin sikur rrush
Moj zemrush moj zemrush
E synin sikur rrush
Hajt ta lidhim besën-o
Goce në të dy bashke
Hajt ta lidhim besën-o
Djalo të dy bashke
A do ta dush nanën
Mi gocë sikur e ke dashte
A do ta dush nanën
Mi goce sikur e ke dashte
Do ta due nanën-o
Sikur e kam dashte
Do ta due nanën-o
Sikur e kam dashte
Hajt ta lidhim besën-o
Me kunorë me are-e
Hajt ta lidhim besën-o
Me kunorë me are-e
Të kem pranë njoni-tjetrin
Sikur një thesare-e
Të kem pranë njoni-tjetrin
Sikur një thesare-e
Zemrën time ti e more
Zemrën time dashurove
Zemrën time, zemrën time
Zemrën time dashurove
04.27.08
Shero
O ma ke gishtin
Vasho për unazë
O ma ke gishtin
Vasho për unaze
Qe besa djalo
Për unaze e kam e
Vallahi djalo
Zoti ma ka fale
Bilahi djalo
Nana ma ka dhane
Oh hiqmu Shero prej meje
Seç mi lujte ment o prej kreje
O mi ke faqet
Vasho kuq si molla
O mi ke faqet
Vasho kuq si molla
Qe besa djalo
Kuq si molla i kam-e
Vallahi djalo
Zoti mi ka fale
Bilahi djalo
Nana mi ka dhane
Oh hiqmu Shero prej meje
Seç mi lujte ment o prej kreje
O ma ke synin
Vasho rrush te zie
O ma ke synin
Vasho rrush te zie
Qe besa djalo
Rrush te zi e kam-e
Vallahi djalo
Zoti ma ka fale
Bilahi djalo
Nana ma ka dhane
O hajde Shero pranë meje
Seç mi lujte ment o prej kreje
04.24.08
Shqipëri o nana ime!
O malet e Shqipërisë
Dhe ju o lisat e gjatë
Fushat e gjëra me lule
U kam ndërmënd
Ditë e natë
Kur nigjon e nanës
Qysh e lën qingji kopenë
Blegërin dy a tri herë
Edhe ikën e merr dhenë
Blegërin dy a tri herë
Edh ikën e merr dhenë
Shqipëri o nana ime
Ndonëse jam o i mërguar
Dashurinë tane zemra
Kurrë ska me harrue
Ashtu dhe kjo zemra ime
Më len ktu tek ka mua
Vjen me vrap me dëshirë
Atje ndër viset e tua
Vjen me vrap me dëshire
Atje ndër viset e tua
Shqipëri o nana ime
Ndonëse jam o i mërguar
Dashuinë tane zemra
Kurrë s’ka me e harrue
Dashurinë tane zemra
Kurrë ska me e harrue
04.23.08
Çou çikë e dil ke dera
Ku po shkon me drapën n’dorë
Moj e mira vetull hollë
Ku po shkon me drapën n’dorë
Moj e mira vetull hollë
Shkoj të korr unë more djalë
Gruri hapet valë e valë
Nëpër kallza gruri i ri
Po shkëlqen porsi flori
Ndalu pak t’i them dy fjalë
Moj e mira faqe dardhë
Ndalu pak t’i them dy fjalë
Moj e mira faqe dardhë
Fjalët e tua more djalë
M’i tha mue zogu i bardhë
Në pranverë kur molla çel
Këndon zogu mbi një degë
Çikë tropoje bardh si bora
Hije t’ka drapni ke dora
Çike tropoje bardh si bora
Hije t’ka drapni ke dora
Do punojmë o bashkë të dy
Një ylber na ndrin në sy
Do punojmë o bashkë të dz
Një ylber na ndrin në sy
04.22.08
Në Dardani bien tupanat
Ç’janë kto gurë të bardhë e të zi
dikush krushqit oj naj ka ngri
naj ka ngri oj i ka ba gurë
o krushqit tanë o me flamure
Në Dardani bjen o një tupan-e
krushqit vinë me kapuç t’bardhë
cili a krushku i parë që prin
o asht flamuri kuq e zi-e
Cili a krushku i dytë në rradhë
Skënderbeu merr shpatën zjarr
krushku i tretë o asht Naimi
o Mitc Sokoli thërret kushtrimin
Njëmijë vetave të tanë kta krushqve
si e ka emrin kjo nuse
liri emrin asaj ja thonë
o lind e rrit në gjakun tone
Nusja jonë o kurrë nuk vritet
n’çdo pikë gjaku ajo rritet
ku e derdh shqiptari gjakun
o nga liria e bajrakut
04.21.08
Potpuri Shkodrane
Moj e mira synin larush – e
besa ty moj s’të ka kërkush – e
besa ty moj s`të ka kërkush – e
Besa ty moj s’të ka kërkush – e
veçse unë moj që të kpus – e
veçse unë moj që të kpus – e
Moj e mira synin e zi – e
shyqyr dush o qe t’kam kojshi – e
shyqyr dush o qe t`kam kojshi – e
Shyqyr dush o qe t’kam kojshi – e
kur t`mërzitem o vij e rri – e
kur t`mërzitem o vij e rri – e
Pashë dy sytë e tu si drita
pashë dy sytë e zez qi m’ke
Pash freskinë e drandofilles
me m`diftu se e kuja je
Be po t’baj ty more djal – e
me t’diftu se e kuja jam
Per dy sytë qe kam në ball – e
se la vetin me shku dam
O, kur më rri karshi m’karshi – e
Unë me ty kam ra n’dashni – e
Bardh’ e bukur je
Nuk kam qarje pa t’marr – e
O, fustanet zoti m’ka dhan – e
Si nji peshk moj du me u ba – e
Edhe n’det moj du me gdhi – e
Tana peshqit me i përzi – e
Hajde, e bukur je
Nuk kam qarje mos pa t’marr – e
04.18.08
Potpuri Vlonjate
Bilbili këndon ne prill
Moj maro, moj marine
Bilbili këndon ne prill
Moj maro, moj Marinë
Qan, vajton për dashurinë
Moj maro, moj marinë
Qan, vajton për dashurinë
Moj maro, moj Marinë
Oh shokë medet medet
Kam nje mike more me lezet
E zë me dorë e më rrëshqet
Porsi ngjala neper dete
Ngjalë e portonovës oh
Zemrën seç ma more oh
O po per mbi lule
Përmbi trëndelinë
më rrinje oh si karajfil
më rrinje oh si karajfil
Oh po hajde-eee
Oh po dale-eee
Oh po hajde
Oh dale
Oh po hajde
Oh po dale
Oh po hajde
Edhe dale me ngadale
Edhe hajde oh xhan
O po kjo se-vda, sevdaje e djalërisë
Ç’më bëri ore për vetenë
Ç’më bëri ore për vetenë
Oh te keqen eh
Oh pëllumb ore
Oh bandilli im orei maleve e
Oh po hajde
Oh po dale
Oh po hajde
Oh po dale
Oh po hajde
Edhe hajde me ngadalë
Edhe hajde oh xhan
04.11.08
Cili je ti more burrë?
Cili je, cili je
Cili je ti more burrë
Cili je, cili je
Cili je ti more burrë
Cili je ti more burrë
Që na vjen nga Shqiperia
Që na vjen nga Shqiperia
Që na vjen, që na vjen
Që na vjen, nga Shqiperia
Që na vjen, që na vjen
Që na vjen nga Shqiperia
Që na vjen nga Shqiperia
Une jam ‘Smail Qemali
Që na vjen nga Shqiperia
Unë jam ‘Smail Qemali
Unë jam, unë jam
Unë jam ‘Smail Qemali
Unë jam ‘Smail Qemali
Dua vatanet e mia
Unë jam ‘Smail Qemali
Dua vatanet e mia
Dua va-, dua va-tanet e mia
Dua va, dua va-tanet e mia
Dua va-, dua vatanet e mia
Dua vatanet e mia
Do t’i marr se s’është punë
Dua vatanet e mia
Do t’i marr se s’është punë
Do t’i marr do t’i marr
Do t’i marr se s’është punë
Do t’i marr se s’është punë
Është e jona Shqiperia
Do ti marr se s’është punë
Është e jona Shqiperia