03.31.08

Konga e Qomiles

Posted in Shqiperia e Mesme tagged at 3:40 pm by lirikashqiptare

Oh unë e mjera me siklet
Seç po vuje seç po heq
Oh une e mjera me siklet
Seç po vuje seç po heq

Eh ku të ka lala
Oh mi Qomile
Të kom dashtë
Edhe prape të du (2x)

Oh nëpër baçe, kur m’kalon
Dashuninë moj seç ma shton
Oh nëpër baçe kur m’kalon
Dashuninë seç ma shton

Eh ku të ka lala
Oh mi Qomile
Të kom dashtë
Edhe prapë të du

03.30.08

Putpuri këngësh të Shqipërisë së Mesme

Posted in Shqiperia e Mesme tagged , , at 9:32 pm by lirikashqiptare

Lujma lujma belin
Lujma lujma belin
Ta fal lala qemerin
Epo lujma lujma shtatin
Lujma lujma shtatin
Ta fal lala sahatin

O më morsh të keqen
E mu bëfsh kurbanë
E ja ra një xixa
E ja ra një djalë
2 herë

E kush kërcen naplonin
E kush kërcen naplonin
Nusja jon me dhëndrin
Kjo nusja jon me dhëndrin
2 here

O Maria, Maria faqe kurabia
O Marjana, Marjana faqe me nishana
2 herë

Te ura e Shijakut
Ti mblodha ca qershia
Te ura e Shijakut
Ti mblodha ca qershia
E do t’ja ruja Shikut
për meze për raki
E do t’ja ruja Shikut
për meze për raki

Te ur e Shijakut
Ti mblodha ca bajome
E do t’ja ruja Shikut
për meze për në mbrëmje
Te ur e Shijakut
Ti mblodha ca bajome
E do t’ja ruja Shikut
për meze për në mbrëmje

Buzëqesh goca e hajde ke qershia
E buzëqesh goca e hajde ke qershia
E buzëqesh djali o nga dashuria
E buzëqesh djali o nga dashuria

E lake lake e lake pupulake
E lalën tate o çe bone merake

E buzëqesh goca e hajde në dritare
E buzëqesh djalë, djal të ri beqare

E lake lake e lake pupulake
E lalën tat o çe bone me merake

O qënke veshur o më të bardha
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o më të bardha
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
hajde ja ke lala e dal lala përpara
O qënke veshur o më të kuqe
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o më të kuqe
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
O qënke veshur o me jeshile
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o me jeshile
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
hajde ja ke lala e dal lala përpara

03.29.08

Ballet me Sedefe

Posted in Kënga Korçare tagged , at 4:46 am by lirikashqiptare

Ballët me sedefe
sedefe dhe moj sedefe
se sërma qëndisur-ëë

Epo e shkreta sevda-je
sevda-je dhe moj sevdaje
kë paska stolisur-ëë

Epo ne një djalë të vogëë
të vogël dhe moj te vogël
mustaqet pa dirsur-eë
epo ne një djalë te vogël
të vogël dhe moj te vogel
mustaqet pa dirsur-eë

epo dil në penxhere-je
penxhere dhe moj penxhere
rrish sa të të rrihet -e
epo nëmëroje yjet
yjet dhe oh moj dhe yjet
gjersa të gëdhihet-ee
epo nëmëroje yjet
yjet dhe oh moj dhe yjet
gjersa të gëdhihet, oh!

03.28.08

I rashë baçës mes për mes

Posted in Këngë Përmetare tagged at 5:29 am by lirikashqiptare

Teksti që kam sjellë sot është një nga këngët e mia më te dashura përmetare. Jam rritur me këtë këngë të kënduar aq bukur nga grupi i Permetit. Mund ta dëgjoj shumë herë si këngë dhe nuk më mërzitet. Shpresoj t’ju pëlqejë po aq sa dhe mua që po e vendos në këtë blog.

Asaman oh moj lule-e
s’të kam parë moj as sot as dje
s’të kam parë moj as sot as dje
dil pakë moj në penxhere-e
s’të kam parë moj as sot as dje
dil pakë moj në penxhere

Dil pakë moj në penxhere
të të shoh moj se cila je
të të shoh moj se cila je
e vogël moj a e madhe-e

Çu ngrit lulja moj në mengjëz
çi ra baçës moj mes per mes
çi ra baçës moj mes per mes
këput trendafil me vesë
këput trendafil me vesë
çi ra baçës moj mes per mes

03.27.08

Dy lule pas Malit

Posted in Shqiperia e Mesme tagged at 4:03 pm by lirikashqiptare

Rrushi i kuq oh i bukur-o
Rrushi i kuq oh i bukur-o
Dil se po therresin-o
Dil se po therresin-o

Thuji oh t’më presin-o
Thuji oh t’më presin-o
Sa ta hudhim vellen-o
Sa ta hudhim vellen-o
Vellën e qenisun-o
Vellën e qenisun-o

Për fytyrë t’ujdisun-o
Për fytyrë t’ujdisun-o
Dy lule mas malit-o
Dy lule mas malit-o

Qi thote njana shoqes-o
Qi thote njana shoqes-o
Ta mora beqarin-o
Ta mora beqarin-o
Beqarin sy-marin-o
Beqarin sy-marin-o

03.26.08

Rreth Lirikës Shqiptare…

Posted in Personale tagged at 2:05 am by lirikashqiptare

Miresevini ne blogun Lirikashqiptare! Kam patur deshire prej kohësh të hap një blog ku të mbledh tekste këngësh popullore. Folklori shqiptar është shumë i pasur me kengë të ndryshme të cilat unë i kam në mendje prej vitesh. Mirëpo, nuk me kalimin e viteve disa prej këtyre këngëve nuk para i dëgjojme dhe aq shpesh dhe si rrjedhojë fillojmë t’i humbasim sado memorie të fortë të kemi.

Pra, vendosa të hap këtë blog i cili mund të shërbeje si një oaz për të gjithë ne që kemi nostalgji për këngën popullore shqiptare të çdo zone të vendit tonë.

Unë mirepres  çdo këngë qe vjen në drejtimin e këtij blogu sepse dua që këngët tona te bukura të ruhen ne një farë menyre dhe të shërbejnë për të gjithë ne në vitet qe do vijnë.

Hello world!

Posted in Uncategorized at 1:09 am by lirikashqiptare

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!