02.21.09

Plakat

Posted in Këngë Labe at 11:01 pm by lirikashqiptare

Plakat
Dolën plakat në lëmë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
me sho-shoqen duke thënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
këto nuse nuk na bëjnë,
qaj nëno-o,qaj moj nënë.
t’u themi djemve t’i lënë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.

(Djemtë)
Ku t’i lëmë e si t’i gjejmë
qaj nëno-o,qaj moj nënë.

(Nuset)
Mallkuar o marangoz,
qaj nëno-o,qaj moj nënë
që s’le një derrase bosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të binin plakat përposh
qaj nëno-o,qaj moj nënë
të këndonin si kokosh
qaj nëno-o,qaj moj nënë

02.01.09

Si na u çfaq kjo dashuria

Posted in Elbasoni, Shqiperia e Mesme tagged at 5:12 am by lirikashqiptare

Si na u çfaq kjo dashunia
Askërkush nuk e kuptoj
Pra dëgjo ti goc fjalt’ e mia
Une me ty dua të rroj (2x)

Sa i amël asht meraku
Mendja seç më rri tek ti
Në mes lulesh moj n’Elbasan
Une të zgjodha moj vetëm ty

Po të pres pra ty goc e dashur
Eja eja ti sa ma parë
Po të pres pra ty goc e dashur
Eja eja ti sa ma parë

Bashkë të dy lidhim jetën
Une ty stë la pa të marrë
Bashkë të dy lidhim jetën
Une ty stë la pa të marrë

01.31.09

Moj nepërka pika pika – Grupi i Himarës

Posted in Himara, Këngë Labe at 9:23 pm by lirikashqiptare

Dola në udhë e të prita
Moj nëpërka pika pika
Atje ku shkoje përdita
Moj nëpërka pika pika

Ndenja në portë e te prita
moj nëpërka pika pika
Ndenja në portë e te prita
moj nëpërka pika pika

Të prita mike të prita
moj nëpërka pika pika
Të prita mike të prita
moj nëpërka pika pika

Ti nuk erdhe unë ika
moj nëpërka pika pika
Ti nuk erdhe unë ika
moj nëpërka pika pika

Atë ditë qysh e ngrysa
moj nëpërka pika pika
Atë ditë qysh e ngrysa
moj nëpërka pika pika

Qysh e ngrysa atë ditë
moj nëpërka pika pika
Qysh e ngrysa atë ditë
moj nëpërka pika pika

Duke qarë e fshirë sytë
moj nëpërka pika pika
Duke qarë e fshirë sytë
moj nëpërka pika pika

Ti mos qaj o yll o dritë
moj nëpërka pika pika
Ti mos qaj o yll o dritë
moj nëpërka pika pika

Se do të prishen sytë
moj nëpërka pika pika
Se do të prishen sytë
moj nëpërka pika pika

01.29.09

Ode e vogël

Posted in Kenge Beratse at 7:39 pm by lirikashqiptare

Ode e vogël me gëlqere
Bije e tares bojë esmere
Ode e vogël me gëlqere
Bije e tares bojë esmere

Jarna jarne lala të ka xhan aman aman
Jarna jarnane lala të ka xhan
Jarna jarnane lala të ka xhan aman aman
Jarna jarnane lala të ka xhan

Ode e vogel ly me bojë
Bije e tares fol me gojë
Ode e vogel ly me bojë
Bije e tares fol me gojë

Jarna jarne lala të ka xhan aman aman
Jarna jarnane ne lala të ka xhan
Jarna jarnane lala të ka xhan aman aman
Jarna jarnane lala të ka xhan

Obubu si baka ky-e
S’paska pa dynja me sy-e
Obubu si baka ky-e
S’paska ba dynja me sy-e

Jarna jarne lala të ka xhan aman aman
Jarna jarnane ne lala të ka xhan
Jarna jarnane lala të ka xhan aman aman
Jarna jarnane lala të ka xhan

Moj nëpërka pika pika

Posted in Këngë Jugu at 7:24 pm by lirikashqiptare

Dola në udhë e të prita
Moj nëpërka pika pika
Atje ku shkoje përdita
Moj nëpërka pika pika

Do këndoj do këndoj
Do këndoj po mu zu gryka
Moj nëpërka pika pika
Moj nëpërka pika pika

Me dy gure ç’të godita
Moj nëpërka pika pika
Të vrava më raftë pika
Moj nëpërka pika pika

Do këndoj do këndoj
Po mu zu gryka
Moj nëpërka pika pika
Moj nëpërka pika pika

Prita prita sa ra drita
Moj nëpërka pika pika
Të mora në krah dhe ika
Moj nëpërka pika pika

Do këndoj do këndoj
Po mu zu gryka
Moj nëpërka pika pika
Moj nëpërka pika pika

01.28.09

Moj fusha e Korabit

Posted in kenge nga Lura at 5:22 am by lirikashqiptare

Moj fusha e korabit
Oh mjera un-o
Seç na erdhe hakut
Oh mjera un-o

Shkove dhe u harrove
Oh mjera un-o
Nji letër s’ma çove
Oh mjera un-o

Nji letër nji kartë
oh mjera un-o
Ta rujti dada n’arkë
Oh mjera un-o

Merr paret me fajde
Oh mjera un-o
Merr rrugën e hajde
Oh mjera un-o

01.27.09

Më ka marre malli shpirt

Posted in Shqiperia e Mesme at 12:40 am by lirikashqiptare

Merr gjergjefin goce dil ke ara
Merr gjergjefin goce dil ke ara
Hej m’ka marrë malli shpirto
Hajde ke lala (2x)

Ndiz cigaren çuno dil ke mani
Ndiz cigaren çuno dil ke mani
Hej m’ka marrë malli shpirto
Hajde ke xhani (2x)

M’paske vesh oj goce bluzë te kuqe
M’paske vesh oj goce bluzë te kuqe
Hej, je e bukur goce t’marr për nuse
Hej, je e bukur goce t’marr për nuse

M’paske vesh o çun jelek të bardhë
M’paske vesh o çun jelek të bardhë
Oh ta bojmë dasmën shpirto në behare
Oh ta bojmë dasmën shpirto në behare

01.25.09

Vajze e valave

Posted in Këngë Labe at 3:26 pm by lirikashqiptare

Vajze e valave
Zëmëra s’ja mban
Mbi një gur n’an të detit
Qan, e zeza , qan

Pret atë që pret
E një dhembje ndjen
Gjithë bota ven’ e vijnë
Po aty nuk vjen

Pranvera arrin
Një mëngjes të qet
Vijn’e shkojnë dallëndyshet
Vajza u thërret:

Ju të bukur zogjë
Tek ju kam një shpres’
Ju që shkoni det’e male
Dua t’u pyes

Një jetime jam
Pa nën e baba
një që kisha, një që doja
iku e më la

Mos e patë ju
Rron apo nuk rron
ndonjë lajm a ndonjë letrë
vallë a më kujton

Vajza e Valëvet
Vetëm pa njeri
Qante veten, qante fatin,
n’atë varfëri

Erdhi dimri ‘keq
një mëngjes të zi
ç’u nxi qielli dhe deti
gjëmon bie shi

Në ëndrrë se ç’pa
Djalin në vapor
Sikur shkonte dhe i hodhi
Vajzës një kuror

Letra e zezë vjen
E me të vërtet
Djali kishte udhëtuar
Pa kthim e për jetë

Thoshte i mjeri Djal’
“Vajza e Valëvet”
“Mere këtë letrë e qajmë
tjetër vend më pret

“Ah!Këjo dunja
një qëndrim nuk mban
“Dashuria jonë shuhet
Fat’i zi na ndan

“Mos u dëshpëro
Je një vajz’ e re
Un martohem n’atë jetë
ti martohu atje

“Vajza e Valëvet
qofshë me shëndet
“mos kujto kohën e shkuar
po harroje shpejt

“O i dashur Djal’
shkove dhe më le
s’pate faj as ti as unë
ashtu qe për ne
ne u ndamë këtu
qielli atje lart
do të na bashkojë, o Djalë
prit se vij për pak

Lamtumir, o Gur
mjaft-ë kaqë koh’
vuajte dhe ti me mua
shkoj e më s’të shoh

Haj Dunja ! Dunja
s’ke gjë të vërtet
Lamtumirë e Jet’ e rreme
Merm o valë, o det…

01.24.09

Më çmënde bejkë më çmënde

Posted in Këngë Labe at 8:24 pm by lirikashqiptare

Më çmënde bejkë më çmënde
Dyzet vjeçe ty një mëndje
Më çmënde bejkë më çmënde
Dyzet vjeçe ty një mëndje

Dyzet vjeç e ty një mëndje
Kur dëgjoj këmboren tënde-e
Dyzet vjeçe e ty një mëndje
Kur dëgjoj këmboren tënde

Kur dëgjoj këmboren tënde
Seç mu lodh e zeza mëndje
Kur dëgjoj këmborën tënde
Seç mu lodh e zeza mëndje

Gjithë bota mike kanë
Por si mikja ime s’janë
Gjithë bota mike kanë
Por si mikja ime s’janë

Por si mikja ime s’janë
Ta puthësh një herë në ballë
Por si mikja ime s’janë
Ta puthësh një herë në ballë

Ta puthësh një herë në ballë
Në gjenet vete i gjallë
Ta puthësh një herë në ballë
Në gjenet vete i gjallë

01.19.09

Buzëqesh goca hajde në dritare

Posted in Shqiperia e Mesme at 6:45 pm by lirikashqiptare

Buzëqesh goca hajde në dritare
Buzëqesh goca hajde në dritare
I buzëqesh djalit
Djalit të ri beqar (2x)

Lake moj lake
E lake pupulake
E lalen tate o qe bone merake
Lake moj lake
E lake pupulake
E lalen tate o qe bone marake

Buzëqesh goca hajde te qershia
Buzëqesh goca hajde te qershia
I buzëqesh djalit
Oh nga dashuria (2x)

Lake moj lake
E lake pupulake
E lalen tate o qe bone merake
Lake moj lake
E lake pupulake
E lalen tate o qe bone marake

Buzëqesh goca tuj punu ne are
Buzëqesh goca tuj punu ne are
E puna e mare o tu dhashtë e mara
E puna e mare o tu dhashtë e mara (2x)

Lake moj lake
E lake pupulake
E lalen tate o qe bone merake
Lake moj lake
E lake pupulake
E lalen tate o qe bone marake

Next page